PËRFAQESUESJA E KOSOVËS

Çmohet portieri  Visar Bekaj

Çmohet portieri Visar Bekaj

PËRFAQESUESJA E KOSOVËS, TALENTËT
Bekaj ka shkëlqyer me Përfaqësuesen e Kosovës U21 Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka zhvilluar dy ndeshje kualifikuese. Të parën e ka fituar me Norvegjinë 3:2, ndërsa mbrëmë me gjithë humbjen nga Gjermania (1:0), portieri ynë Visar Bekaj ka shkëlqyer dhe ka marrë vlerësime edhe nga mediet gjermane. Ndërsa nuk ishin në grumbullim dy futbollistët e rinj të Prishtinës, Blend Baftiu (i huazuar në Flamurtar) e Arbër Hoxha (në Besë). Me Bekajn në portë u vërtetua edhe një herë se të rinjtë tanë vendor kanë cilësi të grumbullohen e jo të mënjanohen, sidomos kur është rasti i Bleon Sekiraqës që U17 nuk e fton se është i “vjetër” e U19 nuk e fton se është i “ri”, përderisa ky është çmuar jashtëzakonisht shumë nga U19 e Greuther Furth./fcprishtina.com
Salihu: Susici nuk do të jetë trajner te Kosova

Salihu: Susici nuk do të jetë trajner te Kosova

PËRFAQESUESJA E KOSOVËS
Sekretari i FFK-se, ka mohu qe trajneri boshnjak Susic do te jete trajner i Kosoves. “Susici nuk besoj që do të jetë trajner te Kosova, pasi ai edhe ka kontratë në  Turqi. Duhen forca të reja dhe një trajner që e kupton paska mentalitetin tonë”. “Nuk besoj që do të jetë nga Kosova. E pamë të gjithë që ndaj Kroacisë loja ka qenë e pjekur. Ekipi vetëm ka filluar të rritet”.
Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës kundër Islandës

Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës kundër Islandës

PËRFAQESUESJA E KOSOVËS
Përfaqësuesja e Kosovës e pret në “shtëpi” kombëtaren e Islandës për ndeshjen e Kupës së Botës “Rusia 2018”. Menaxheri i përfaqësueses, Albert Bunjaku sot bëri zyrtare listën e lojtarëve për këtë super përballje që luhet në Shkodër të Shqipërisë, shkruan IndeksOnline Bunjaku ka përzgjedhur 23-ën më të mirë për këtë takim, ndërsa për Kosovën priten edhe shumë debutime. Duke filluar nga Besart Berisha sulmuesi që bëri histori në Australi e deri te Atdhe Nuhiu e Donis Avdijaj. Ndërsa formacioni i mundshëm për këtë ndeshje pritet të jetë ky si në vijim./IndeksOnline/ Kosova: Samir Ujkani; Fanol  Perdedaj, Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Mergim Vojvoda; Hekuran Kryeziu, Valon Berisha, Milot Rashica, Bernard Berisha, Bersant Celina; Besart Berisha
Bëhen bashkë dy baxhanakët e përfaqësuses së Kosovës

Bëhen bashkë dy baxhanakët e përfaqësuses së Kosovës

PËRFAQESUESJA E KOSOVËS
Besart Berisha dhe Samir Ujkani sot kanë veshur fanellën e përfaqësuesës së Kosovës. Sulmuesi më i mirë në histori të Ligës së Australisë, Besarti për herë të parë ka veshur fanellën e Kosovës dhe mezi pret debutimin e tij. Ylli kosovar ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet së bashku me kapitenin e përfaqësuesës, Ujkani që në jetën e përditshme përveç bashkëlojtar janë edhe baxhanakë.  
“Klani” i Berishëve zëvendëson atë të Bunjakëve

“Klani” i Berishëve zëvendëson atë të Bunjakëve

PËRFAQESUESJA E KOSOVËS
Ardhja e Besart Berishës te Përfaqësuesja e Kosovës ka shtuar në tre numrin e Berishëve në ekip. Që të tre Berishët llogariten të rëndësishëm për formacionin e seleksionuesit Albert Bunjaki. Valon Berisha kujdeset për mesfushën, Bernard Berisha për mesfushën dhe sulmin, kur Besarti pritet të jetë sulmuesi kryesor i ekipit për ndeshjen e radhës eliminatore, atë të 24 marsit kundër Islandës në Shkodër, shkruan sot Koha Ditore. Kësisoj, "klani" Berisha do të zëvendësojë "klanin" Bunjaku, i cili pas lejes së FIFA-s për miqësore, më 2014, dominonte te Kosova. Ishin katër Bunjakë pa llogaritur edhe trajnerin Albert Bunjaki: Imran Bunjaku, Enis Bunjaku, Alban Bunjaku dhe Albert Bunjaku. Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, ka konfirmuar për Kohën Ditore se Besart Berisha do të mbërrijë s
Celina: I gatshëm për Ligën Premier

Celina: I gatshëm për Ligën Premier

FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR, FUTBOLLISTET SHQIPTARË NË BOTË, PËRFAQESUESJA E KOSOVËS
Bersant Celina ndjen se është gati për ta bërë hapin e radhës në karrierë. “E kam fituar një vit eksperience këtu, por kjo nuk është ligë e nivelit tim. Mendoj se jam i gatshëm për një garë më të rëndësishme”, ka thënë ish-përfaqësuesi i të rinjve të Norvegjisë për të përditshmen norvegjeze “Aftonposten” Ai shpreson të luajë prapë në Ligën Premier, por ka edhe opsione tjera, në rast se City nuk e kthen në skuadër apo skuadrat tjera angleze nuk e duan. “Do të shkoja me kënaqësi për të luajtur në Itali, Spanjë, Gjermani apo edhe në Francë”, nënvizoi Celina. “Nuk kam plan të rri në Holandë. Plani im është të kthehem në City, por të shohim se çka do të ndodhë”, përfundoi ai. /zeri/
Turqit dëshirojnë ta ndërtojnë stadiumin e ri të Kosovës (Foto)

Turqit dëshirojnë ta ndërtojnë stadiumin e ri të Kosovës (Foto)

PËRFAQESUESJA E KOSOVËS
Sot sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu priti drejtuesit e lartë të kompanisë “Akay Construction INC”, drejtorin Ertan Olgun dhe zëvendësinë e tij Murat Ozturk, që po shoqëroheshin nga miku i madh i FFK-së, Kenan Kurtesh, i cili ka dhënë shumë për futbollin e Kosovës duke qenë edhe agjent i FIFA-s për organizmin e ndeshjeve ndërkombëtare. Duke u dëshiruar mirëseardhje, sekretari Salihu i njohu mysafirët për rrjedhat e futbollit të Kosovës e në veçanti me mungesën e infrastrukturës, ku veç FFK-së është angazhuar edhe Ministria e Kulturës , Rinisë dhe Sporteve (MKRS) si dhe Qeveria e Republikës së Kosovës. Drejtuesit e kompanisë turke e falënderuan z. Salihu për mikpritje dhe theksuan se ata janë këtu për të shqyrtuar mundësitë se si të ndihmohet FFK-ja, duke ofruar pro
Përfaqësuesja e Kosovës mbajti stërvitjen e parë para ndeshjes me Turqinë

Përfaqësuesja e Kosovës mbajti stërvitjen e parë para ndeshjes me Turqinë

PËRFAQESUESJA E KOSOVËS
Sot pasdite Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbajtur seancën e parë stërvitore para përballjes me Turqinë në eliminatoret për Botërorin Rusia 2018. FFK ka njoftuar se në stërvitjen e parë ekipi kosovar ushtroi mbrojtjen dhe lojën nga ndërprerja dhe në fund pati edhe stërvitje të gjuajtjeve të lira dhe nga penaltitë. “Në radhët e ekipit përfaqësues po mbretëron një harmoni, zell e përkushtim për punë që jep shpresa për një rezultat premtues. Sipas ekipit mjekësor të përfaqësueses gjendja shëndetësore e futbollistëve është e mirë”, thuhet në njoftim të FFK-së. Kosova luan si mysafire e Turqisë më 12 nëntor prej orës 18:00./KOHA
Te cila Kombëtare do të luajë Mërgim Berisha?

Te cila Kombëtare do të luajë Mërgim Berisha?

KOMBËTARJA, PËRFAQESUESJA E KOSOVËS
Sagës se cilës Kombëtare do ti përkasë një lojtar i lindur e rritur jashtë mëmëdheut i bashkohet Mërgim Berisha, një talent i padiskutueshëm i cili ka shpërthyer në gola për ekipin e Salzburg II të Austrisë. Sulmuesi 18 vjecar ka shënuar shumë gola në kampionat por sidomos në Uefa Youth League, madje pesë të tillë në një ndeshje të vetme duke tërhequr vëmendjen e mediave gjermano-austriake të cilat shpresojnë se shqiptari do të zgjedhë Gjermaninë ku ka lindur ose Austrinë ku është zhvilluar si futbollist. Por Berisha i ka rrënjët shqiptare dhe për këtë arsye shpresojnë edhe Shqipëria por edhe Kosova ku kanë lindur prindërit e tij. Për Bild, Mërgimi thotë se deri më tani interesim ka shfaqur vetëm Shqipëria por ai ende nuk e ka vendosur se ku do të luajë./minuta90