SUPERLIGA SHQIPETARE

videoskandal nga krimineli Drini Caushi. Pazarit për trukimin e Partizani-Kukësi

videoskandal nga krimineli Drini Caushi. Pazarit për trukimin e Partizani-Kukësi

LIGAT, SUPERLIGA SHQIPETARE
“Fiks Fare” denoncon një videoskandal për trukimin e ndeshjeve në kampionatin shqiptar, ku një menaxher futbollistësh ofron parà në këmbim të tolerimit në fushën e lojës. Biseda korruptive zhvillohet ndërmjet menaxherit, Drini Çaushi, i cili njihet për raportin e afërt me klubin verior të Kukësit, si dhe Emiliano Vilës, futbollist i Partizanit, pikërisht për ndeshjen mes këtyre dy ekipeve që përfundoi 1-1 në “Selman Stërmasi”. Çaushi ka qenë edhe pjesë e stafit të Federatës në grumbullimet e talenteve shqiptarë në Greqi, për kombëtaren U-21. Gjatë bisedës të transmetuar në “Fiks Fare” doli qartë se menaxheri ka telefonuar mesfushorin Emiliano Vila, duke i ofruar parà në këmbim të tolerimit në fushën e lojës, teksa i kërkon futbollistit të Partizanit në mënyrë të drejtpërdrejtë që
Si Drini Çaushi ka shumjë menaxherë spotra e kriminele

Si Drini Çaushi ka shumjë menaxherë spotra e kriminele

SUPERLIGA SHQIPETARE
Një video e regjistruar ku Emiliano Vila kontaktohet nga një menaxher për të toleruar takimin kundër Kukësit ka nxjerrë në pah emrin e menaxherit Drini Çaushi, që është personi që ka kryer telefonatën në emër të drejtuesve të klubit verilindor. Në lidhje me këtë regjistrim, “Panorama Sport” ka kontaktuar me menaxherin Çaushi për të marrë versionin e tij rreth ngjarjes. Ai pranon të ketë biseduar në telefon me futbollistin para ndeshjes, por mohon të ketë lidhje me këtë ngjarje dhe gjithashtu insiston se është e pamundur të jetë i përfshirë në një situatë të tillë. Përshëndetje, ju jeni menaxheri i Albi Allës dhe Rrumbullakut që janë lojtarë të skuadrës së Kukësit? I kam thënë atij të shkretit, i kam thënë të gjitha. Kemi parë një video, e cila tregon se ju keni telef
Klane rajonale dhe skandale, si degradoi situata e FSHF-së me gjyqtarët

Klane rajonale dhe skandale, si degradoi situata e FSHF-së me gjyqtarët

SUPERLIGA SHQIPETARE
Gafa dhe akuza pa fund për gjyqtarët, por askush nuk mban përgjegjësi. Kampionati shqiptar është futur në një krizë arbitrimi, ku javë pas jave gabimet shtohen dhe në institucionin e futbollit nuk dinë si të reagojnë. Deklarata kërcënuese e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, duket shumë e vogël në momentin kur një e rënë e bilbilit mund të vendosë sezonin. Masat e marra me pezullime 2-3-javore për gjyqtarët nuk kanë dhënë efekt, ndërsa tani kur kupa është mbushur po mendohet për përjashtime. Por, situata ka dalë jashtë kontrollit sa i përket sektorit të arbitrimit. Njerëzit që janë vendosur nga presidenti i FSHF-së në krye të arbitrave nuk kanë ditur të menaxhojnë kampionatin. Prej vitesh janë të njëjtit emra, duke filluar nga Tahir Kastrati, i cili nga 2002 është president i Shoq
Zoti është kujdesur për Artur Lekbellon, ne për pazaret e lojës!

Zoti është kujdesur për Artur Lekbellon, ne për pazaret e lojës!

SUPERLIGA SHQIPETARE
GËZIM SINEMATI   Nuk ka fat më ironik për një futbollist, i cili edhe kur i ka pasur muskujt të fortë dhe plot energji kishte “jetuar” në fushë më shumë me kokë sesa me këmbë, më shumë me inteligjencë sesa me forcën e muskujve. Ndaj, kur dëgjon se Artur Lekbello vuan nga një sëmundje e rrallë, tejet ironike për një ish-sportist, “pamjaftueshmëri muskujsh”, duket si një ndëshkim i pamerituar. “Tushja”, një xhentëlmen në fushë, edhe kur zanati i mbrojtësit diktonte më shumë luftë, dukej sikur në jetën përtej fushës vetëm me shëndetin nuk kishte arsye për të luajtur ndeshjen fatale… Një ndeshje që Lekbello e ka përballuar i vetëm deri tani, saqë flitej nën zë për një sëmundje misterioze, për të  cilën kishim frikë të besonim, edhe sepse ndiheshim fajtorë me të. Në këto
“Këtu vendos unë!” Zbardhen prapaskenat e debatit Taku-Josa

“Këtu vendos unë!” Zbardhen prapaskenat e debatit Taku-Josa

SUPERLIGA SHQIPETARE
Si të mos mjaftonin 1000 problemet që ka Tirana, dje janë bërë 1001. Ndoshta, ky i fundit më i rëndësishëm se ata të parët. Nisur nga kontributi që ka dhënë në këtë sezon, për golat e shënuar, ndeshjet e bukura dhe pikët që u ka dhënë bardhebluve. Afrim Taku ka braktisur stërvitjen e djeshme pas një debati që pati në dhomat e zhveshjes me trajnerin Mirel Josa. SITUATA “Këtu jam unë! Po deshe ik!”, u dëgjua Josa në dhomat e zhveshjes në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”. Rreth dy minuta më vonë, në 14:42 vetë trajneri Josa ishte i pari që doli në fushën stërvitore, i ndjekur edhe nga lojtarët bardheblu. Të gjithë dolën nxitimthi për të dëgjuar këshillat e trajnerit, përpara nisjes së seancës stërvitore. Mes shumë mungesave, binte në sy mungesa e njërit prej futbollistëve më rez