SUPER LIGA E KOSOVËS

VLLAZNIA E SHIJOI FITOREN E PARË

VLLAZNIA E SHIJOI FITOREN E PARË

LIGAT, SUPER LIGA E KOSOVËS
Janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 4-t në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra e promovuar në elitë, Vllaznia e Pozheranit, ka realizuar fitoren e parë dhe atë duke e mposhtur skuadrën kampione në fuqi, Trepçën’89, me rezultat 2:1. Për Vllazninë shënuan Almedin Murati dhe Besim Alidema, derisa për Trepçën ‘89 shënoi Rron Broja. Ndërkohë, Prishtina si mysafire ka barazuar 1:1 me Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Të parët në epërsi shënuan bardhekaltrit e kryeqytetit me golin e Drasko Bozovic, në minutën e 83-të, por kuqezinjtë e Skenderajt arritën të barazojnë shifrat në minutat shtesë me golin e Genc Hamitit. Fitore para tifozëve të vet kanë shënuar Liria dhe Besa dhe atë me rezultate identike. Liria e ka mposhtur Dritën, me golat e Qëndrim Gashit (
KF KIKA, RREGULLONË STADIUMIN PA NDIHMËN E SHTETIT.

KF KIKA, RREGULLONË STADIUMIN PA NDIHMËN E SHTETIT.

LIGAT, SUPER LIGA E KOSOVËS
Kika po punon me të gjitha forcat që ndeshjet si vendës në Ligën e Parë, t'i zhvillojë shumë shpejtë në Hogosht.Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit.Në fakt, Kika ka publikuar disa foto, ku shihet se punimet po vazhdojnë. Vullnetarë të ndryshëm kanë punuar në terren, në mbjelljen e fushës.Pa u ndihmuar nga institucionet shtetërore, Kika pretendon që ta bëjë shumë shpejtë gati shtëpinë e saj, që të jetë gati për t’i hapur dyert për Ligën e Parë.  
PRISHTINA ARRIN FITOREN E DYTË, FLAMURTARI MERR PIKËN E PARË

PRISHTINA ARRIN FITOREN E DYTË, FLAMURTARI MERR PIKËN E PARË

LIGAT, SUPER LIGA E KOSOVËS
Sot janë zhvilluar dy ndeshje tjera në kuadër të javës së 3-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina ka realizuar fitoren e dytë në këtë edicion, pasi si vendase në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, e ka mposhtur Lirinë, me rezultat të ngushtë, 1:0. Golin e fitores për bardhekaltrit e kryeqytetit e ka shënuar Armend Dallku, me gjuajtje me kokë nga afërsia pas harkimit të Mentor Mazrekajt në minutën e 86-të. Do theksuar se Prishtina nga minuta e 70-të luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Debatik Currit. Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në Gjilan, Drita dhe Flamurtari e mbyllën ndeshjen pa gola. Për skuadrën kuqezi të kryeqytetit kjo është pika e parë e fituar pas rikthimit në elitë. Drita e dominoi ndeshjen dhe pati shumë raste shënimi, por nuk arriti ta gjejë rr
TREPÇA’89 FITON ME REZULTAT TË NGUSHTË, VËLLAZNIMI BINDËS

TREPÇA’89 FITON ME REZULTAT TË NGUSHTË, VËLLAZNIMI BINDËS

LIGAT, SUPER LIGA E KOSOVËS
Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 3-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra kampione në fuqi, Trepça ‘89 e ka mposhtur Drenicën, me rezultat 1:0, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Florent Hasani në minutën e 33-të. Në ndeshjen tjetër Vellaznimi e ka mposhtur Vllazninë e Pozheranit, me rezultat bindës, 3:0. Golat për skuadrën gjakovare i shënuan Egzon Gashi (6’), Zeneli (30’) dhe Paolo Ivani (60’)./FFK-KOSOVA
U rikthyen emocionet e natës në stadiumin kosovar

U rikthyen emocionet e natës në stadiumin kosovar

SUPER LIGA E KOSOVËS
Skuadra e Trepçës ’89 luajti të martën në stadiumin e riparuar “Adem Jashari” Mitrovicë, por nuk e kishte fatin që të luante natën, pasi ndeshje filloi në 18:00 dhe përfundoi në orën 19:45, shkruan IndeksOnline. Por, ndjenjën për të luajtur në mbrëmje në Kosovë e riktheu Prishtina, e cila në stadiumin mitrovicas u takua me ekipin suedez, Norrkoping ku edhe u mposht me rezultat minimal 1 me 0. Në fotot e dërguara nga Kushtrim Hoti, shihen pamje interesante të ndeshjes Prishtina – Norrkoping, e cila u zhvillua në ndihmën e reflektorëve
Komisioni disiplinor i FFK-së, me dënime të ashpra

Komisioni disiplinor i FFK-së, me dënime të ashpra

SUPER LIGA E KOSOVËS
Futbollisti i Gjilanit, Gëzim Rusi, është dënuar me 5 ndeshje moslojë në të gjitha garat, për shkak të goditjes me grusht që i dha futbollistit të ri të Lirisë, Albin Memaj, raporton KTV. Ky i fundit ka qëndruar për disa ditë në spitalin e Gjilanit, pasi lëndoi syrin nga ajo goditje. Dënimin e ka shqiptuar Komisioni Disiplinor i Federatës së futbollit të Kosovës, pas ngjarjeve të xhirove të mëparshme të Vala Superligës. Dënimeve nuk i kanë shpëtuar as portieri i Besës, Granit Kolshi dhe mbrojtësi i Lirisë, Fisnik Ramadanaj, të cilët janë pezulluar me nga 3 ndeshje. Dënime, por me të holla, Komisioni Disiplinor ka shqiptuar për trajnerët dhe ndihmës-trajnerët e skuadrave të Superligës. Kryetrajneri i Trepçës, Ajet Shosholli dhe ndihmësi i tij, Fidaim Haxhiu, janë gjobitur me
Trepça eliminon 89-shin favorit

Trepça eliminon 89-shin favorit

LIGAT, SUPER LIGA E KOSOVËS
Trepça ka bërë befasinë më të këndshme të ndeshjeve gjysmëfinale në Digital Kupën e Kosovës. Skuadra e Fidaim Haxhiut ka mposhtur liderin e Superligës dhe favoritin për të triumfuar në Kupë, Trepçën ’89 pas penalltive pasi loja e rregullt u mbyll 2-2. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa me të filluar e dyta, Samir Sahiti shënoi për vendasit. Kur të gjithë priten që minatorët ta kthejnë rezultatin në skenë doli lojtari i talentuar Ergyn Ahmeti, i cili shënoi për 2-0. 89-shi u këndell në fund të ndeshjes, pasi shënoi fillimisht me Fiton Hajdarin në minutën e 88-të. Në minutën e 93-të shënoi edhe Hasan Hyseni për ta dërguar ndeshjen në vazhdime. azhdimet nuk sollën gola dhe ndeshja u vendos me penallti. Pas ekzekutimit të penalltive fati i buzëqeshi Trepçës, që i bashkoh