LIGAT

Si Drini Çaushi ka shumjë menaxherë spotra e kriminele

Si Drini Çaushi ka shumjë menaxherë spotra e kriminele

SUPERLIGA SHQIPETARE
Një video e regjistruar ku Emiliano Vila kontaktohet nga një menaxher për të toleruar takimin kundër Kukësit ka nxjerrë në pah emrin e menaxherit Drini Çaushi, që është personi që ka kryer telefonatën në emër të drejtuesve të klubit verilindor. Në lidhje me këtë regjistrim, “Panorama Sport” ka kontaktuar me menaxherin Çaushi për të marrë versionin e tij rreth ngjarjes. Ai pranon të ketë biseduar në telefon me futbollistin para ndeshjes, por mohon të ketë lidhje me këtë ngjarje dhe gjithashtu insiston se është e pamundur të jetë i përfshirë në një situatë të tillë. Përshëndetje, ju jeni menaxheri i Albi Allës dhe Rrumbullakut që janë lojtarë të skuadrës së Kukësit? I kam thënë atij të shkretit, i kam thënë të gjitha. Kemi parë një video, e cila tregon se ju keni telef
Klane rajonale dhe skandale, si degradoi situata e FSHF-së me gjyqtarët

Klane rajonale dhe skandale, si degradoi situata e FSHF-së me gjyqtarët

SUPERLIGA SHQIPETARE
Gafa dhe akuza pa fund për gjyqtarët, por askush nuk mban përgjegjësi. Kampionati shqiptar është futur në një krizë arbitrimi, ku javë pas jave gabimet shtohen dhe në institucionin e futbollit nuk dinë si të reagojnë. Deklarata kërcënuese e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, duket shumë e vogël në momentin kur një e rënë e bilbilit mund të vendosë sezonin. Masat e marra me pezullime 2-3-javore për gjyqtarët nuk kanë dhënë efekt, ndërsa tani kur kupa është mbushur po mendohet për përjashtime. Por, situata ka dalë jashtë kontrollit sa i përket sektorit të arbitrimit. Njerëzit që janë vendosur nga presidenti i FSHF-së në krye të arbitrave nuk kanë ditur të menaxhojnë kampionatin. Prej vitesh janë të njëjtit emra, duke filluar nga Tahir Kastrati, i cili nga 2002 është president i Shoq
Zoti është kujdesur për Artur Lekbellon, ne për pazaret e lojës!

Zoti është kujdesur për Artur Lekbellon, ne për pazaret e lojës!

SUPERLIGA SHQIPETARE
GËZIM SINEMATI   Nuk ka fat më ironik për një futbollist, i cili edhe kur i ka pasur muskujt të fortë dhe plot energji kishte “jetuar” në fushë më shumë me kokë sesa me këmbë, më shumë me inteligjencë sesa me forcën e muskujve. Ndaj, kur dëgjon se Artur Lekbello vuan nga një sëmundje e rrallë, tejet ironike për një ish-sportist, “pamjaftueshmëri muskujsh”, duket si një ndëshkim i pamerituar. “Tushja”, një xhentëlmen në fushë, edhe kur zanati i mbrojtësit diktonte më shumë luftë, dukej sikur në jetën përtej fushës vetëm me shëndetin nuk kishte arsye për të luajtur ndeshjen fatale… Një ndeshje që Lekbello e ka përballuar i vetëm deri tani, saqë flitej nën zë për një sëmundje misterioze, për të  cilën kishim frikë të besonim, edhe sepse ndiheshim fajtorë me të. Në këto
“Këtu vendos unë!” Zbardhen prapaskenat e debatit Taku-Josa

“Këtu vendos unë!” Zbardhen prapaskenat e debatit Taku-Josa

SUPERLIGA SHQIPETARE
Si të mos mjaftonin 1000 problemet që ka Tirana, dje janë bërë 1001. Ndoshta, ky i fundit më i rëndësishëm se ata të parët. Nisur nga kontributi që ka dhënë në këtë sezon, për golat e shënuar, ndeshjet e bukura dhe pikët që u ka dhënë bardhebluve. Afrim Taku ka braktisur stërvitjen e djeshme pas një debati që pati në dhomat e zhveshjes me trajnerin Mirel Josa. SITUATA “Këtu jam unë! Po deshe ik!”, u dëgjua Josa në dhomat e zhveshjes në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”. Rreth dy minuta më vonë, në 14:42 vetë trajneri Josa ishte i pari që doli në fushën stërvitore, i ndjekur edhe nga lojtarët bardheblu. Të gjithë dolën nxitimthi për të dëgjuar këshillat e trajnerit, përpara nisjes së seancës stërvitore. Mes shumë mungesave, binte në sy mungesa e njërit prej futbollistëve më rez
Komisioni disiplinor i FFK-së, me dënime të ashpra

Komisioni disiplinor i FFK-së, me dënime të ashpra

SUPER LIGA E KOSOVËS
Futbollisti i Gjilanit, Gëzim Rusi, është dënuar me 5 ndeshje moslojë në të gjitha garat, për shkak të goditjes me grusht që i dha futbollistit të ri të Lirisë, Albin Memaj, raporton KTV. Ky i fundit ka qëndruar për disa ditë në spitalin e Gjilanit, pasi lëndoi syrin nga ajo goditje. Dënimin e ka shqiptuar Komisioni Disiplinor i Federatës së futbollit të Kosovës, pas ngjarjeve të xhirove të mëparshme të Vala Superligës. Dënimeve nuk i kanë shpëtuar as portieri i Besës, Granit Kolshi dhe mbrojtësi i Lirisë, Fisnik Ramadanaj, të cilët janë pezulluar me nga 3 ndeshje. Dënime, por me të holla, Komisioni Disiplinor ka shqiptuar për trajnerët dhe ndihmës-trajnerët e skuadrave të Superligës. Kryetrajneri i Trepçës, Ajet Shosholli dhe ndihmësi i tij, Fidaim Haxhiu, janë gjobitur me
Trepça eliminon 89-shin favorit

Trepça eliminon 89-shin favorit

LIGAT, SUPER LIGA E KOSOVËS
Trepça ka bërë befasinë më të këndshme të ndeshjeve gjysmëfinale në Digital Kupën e Kosovës. Skuadra e Fidaim Haxhiut ka mposhtur liderin e Superligës dhe favoritin për të triumfuar në Kupë, Trepçën ’89 pas penalltive pasi loja e rregullt u mbyll 2-2. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa me të filluar e dyta, Samir Sahiti shënoi për vendasit. Kur të gjithë priten që minatorët ta kthejnë rezultatin në skenë doli lojtari i talentuar Ergyn Ahmeti, i cili shënoi për 2-0. 89-shi u këndell në fund të ndeshjes, pasi shënoi fillimisht me Fiton Hajdarin në minutën e 88-të. Në minutën e 93-të shënoi edhe Hasan Hyseni për ta dërguar ndeshjen në vazhdime. azhdimet nuk sollën gola dhe ndeshja u vendos me penallti. Pas ekzekutimit të penalltive fati i buzëqeshi Trepçës, që i bashkoh