LIGAT

VLLAZNIA E SHIJOI FITOREN E PARË

VLLAZNIA E SHIJOI FITOREN E PARË

LIGAT, SUPER LIGA E KOSOVËS
Janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 4-t në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra e promovuar në elitë, Vllaznia e Pozheranit, ka realizuar fitoren e parë dhe atë duke e mposhtur skuadrën kampione në fuqi, Trepçën’89, me rezultat 2:1. Për Vllazninë shënuan Almedin Murati dhe Besim Alidema, derisa për Trepçën ‘89 shënoi Rron Broja. Ndërkohë, Prishtina si mysafire ka barazuar 1:1 me Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Të parët në epërsi shënuan bardhekaltrit e kryeqytetit me golin e Drasko Bozovic, në minutën e 83-të, por kuqezinjtë e Skenderajt arritën të barazojnë shifrat në minutat shtesë me golin e Genc Hamitit. Fitore para tifozëve të vet kanë shënuar Liria dhe Besa dhe atë me rezultate identike. Liria e ka mposhtur Dritën, me golat e Qëndrim Gashit (
NIMAGA MUNGON NË KIEV

NIMAGA MUNGON NË KIEV

FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR, SUPERLIGA SHQIPETARE
Skënderbeu do të luajë pa një prej yjeve të skuadrës, në ndeshjen e parë të grupeve të Europa League, në fushën e Dinamos së Kievit. Bakari Nimaga do të jetë mungesa e vetme e korçarëve për sfidën e kësaj të enjteje në stadiumin “Olimpiyskiy”. Shkak është bërë kartoni i kuq, me të cilin mesfushori nga Mali u ndëshkua në ndeshjen e kthimit në fazën play-off përballë Dinamos së Zagrebit. Për fazën e grupeve, UEFA i anulon të gjithë kartonët e verdhë të marrë gjatë sfidave kualifikuese, por ky rregull nuk aplikohet edhe për kartonët e kuq./shekulli.com.al
KF KIKA, RREGULLONË STADIUMIN PA NDIHMËN E SHTETIT.

KF KIKA, RREGULLONË STADIUMIN PA NDIHMËN E SHTETIT.

LIGAT, SUPER LIGA E KOSOVËS
Kika po punon me të gjitha forcat që ndeshjet si vendës në Ligën e Parë, t'i zhvillojë shumë shpejtë në Hogosht.Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit.Në fakt, Kika ka publikuar disa foto, ku shihet se punimet po vazhdojnë. Vullnetarë të ndryshëm kanë punuar në terren, në mbjelljen e fushës.Pa u ndihmuar nga institucionet shtetërore, Kika pretendon që ta bëjë shumë shpejtë gati shtëpinë e saj, që të jetë gati për t’i hapur dyert për Ligën e Parë.  
PRISHTINA ARRIN FITOREN E DYTË, FLAMURTARI MERR PIKËN E PARË

PRISHTINA ARRIN FITOREN E DYTË, FLAMURTARI MERR PIKËN E PARË

LIGAT, SUPER LIGA E KOSOVËS
Sot janë zhvilluar dy ndeshje tjera në kuadër të javës së 3-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina ka realizuar fitoren e dytë në këtë edicion, pasi si vendase në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, e ka mposhtur Lirinë, me rezultat të ngushtë, 1:0. Golin e fitores për bardhekaltrit e kryeqytetit e ka shënuar Armend Dallku, me gjuajtje me kokë nga afërsia pas harkimit të Mentor Mazrekajt në minutën e 86-të. Do theksuar se Prishtina nga minuta e 70-të luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Debatik Currit. Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në Gjilan, Drita dhe Flamurtari e mbyllën ndeshjen pa gola. Për skuadrën kuqezi të kryeqytetit kjo është pika e parë e fituar pas rikthimit në elitë. Drita e dominoi ndeshjen dhe pati shumë raste shënimi, por nuk arriti ta gjejë rr
TREPÇA’89 FITON ME REZULTAT TË NGUSHTË, VËLLAZNIMI BINDËS

TREPÇA’89 FITON ME REZULTAT TË NGUSHTË, VËLLAZNIMI BINDËS

LIGAT, SUPER LIGA E KOSOVËS
Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 3-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra kampione në fuqi, Trepça ‘89 e ka mposhtur Drenicën, me rezultat 1:0, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Florent Hasani në minutën e 33-të. Në ndeshjen tjetër Vellaznimi e ka mposhtur Vllazninë e Pozheranit, me rezultat bindës, 3:0. Golat për skuadrën gjakovare i shënuan Egzon Gashi (6’), Zeneli (30’) dhe Paolo Ivani (60’)./FFK-KOSOVA
James Adeniyi siguron vizën për të luajtur me Skënderbeun në Europa League

James Adeniyi siguron vizën për të luajtur me Skënderbeun në Europa League

SUPERLIGA SHQIPETARE
Korçarët do të synojnë të marrin të paktën barazimin në udhëtimin e kësaj të enjteje në Europa League, për të bërë një tjetër hap drejt fazës së grupeve, por çekët kanë besim te fitorja. Nikolai Komlicenko, sulmuesi 22-vjeçar i ardhur në huazim nga skuadra ruse e Krasnodarit, është futur me shpejtësi në listën e UEFA-s dhe pritet të jetë në formacion ndaj shqiptarëve, transmeton Top Channel. Por, nuk është vetëm kaq. Mlada Boleslav ka rikthyer në ekip për dy ndeshjet ndaj Skënderbeut edhe portierin 19-vjeçar Martin Jedlicka. Iu shtua kontingjentit të stafit teknik edhe sulmuesi Eli Babalj që deri pak javë më parë ishte në radhët e skuadrës australiane, Adelaide United. Ndërkohë, pas peripecive burokratike me vonesën e ambasadës për vizë çeke, sulmuesi James Adeniyi u pajis me le
U rikthyen emocionet e natës në stadiumin kosovar

U rikthyen emocionet e natës në stadiumin kosovar

SUPER LIGA E KOSOVËS
Skuadra e Trepçës ’89 luajti të martën në stadiumin e riparuar “Adem Jashari” Mitrovicë, por nuk e kishte fatin që të luante natën, pasi ndeshje filloi në 18:00 dhe përfundoi në orën 19:45, shkruan IndeksOnline. Por, ndjenjën për të luajtur në mbrëmje në Kosovë e riktheu Prishtina, e cila në stadiumin mitrovicas u takua me ekipin suedez, Norrkoping ku edhe u mposht me rezultat minimal 1 me 0. Në fotot e dërguara nga Kushtrim Hoti, shihen pamje interesante të ndeshjes Prishtina – Norrkoping, e cila u zhvillua në ndihmën e reflektorëve
videoskandal nga krimineli Drini Caushi. Pazarit për trukimin e Partizani-Kukësi

videoskandal nga krimineli Drini Caushi. Pazarit për trukimin e Partizani-Kukësi

LIGAT, SUPERLIGA SHQIPETARE
“Fiks Fare” denoncon një videoskandal për trukimin e ndeshjeve në kampionatin shqiptar, ku një menaxher futbollistësh ofron parà në këmbim të tolerimit në fushën e lojës. Biseda korruptive zhvillohet ndërmjet menaxherit, Drini Çaushi, i cili njihet për raportin e afërt me klubin verior të Kukësit, si dhe Emiliano Vilës, futbollist i Partizanit, pikërisht për ndeshjen mes këtyre dy ekipeve që përfundoi 1-1 në “Selman Stërmasi”. Çaushi ka qenë edhe pjesë e stafit të Federatës në grumbullimet e talenteve shqiptarë në Greqi, për kombëtaren U-21. Gjatë bisedës të transmetuar në “Fiks Fare” doli qartë se menaxheri ka telefonuar mesfushorin Emiliano Vila, duke i ofruar parà në këmbim të tolerimit në fushën e lojës, teksa i kërkon futbollistit të Partizanit në mënyrë të drejtpërdrejtë që