KOMBËTARJA

Gjysmëfinalet e play off, sot ndeshjet e meshkujve

Gjysmëfinalet e play off, sot ndeshjet e meshkujve

KOMBËTARJA
Sot në mbrëmje, do të luhen takimet e para gjysmëfinale të play off-it në basketboll për meshkuj. Në Shkodër luhet sfida kryesore e kësaj faze, ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës, një përballje mes dy ekipesh rivale dhe që gjithnjë kanë dhuruar takime me rivalitet. Ndërsa në Kamëz, luhet gjysmëfinalja tjetër, ajo mes Kamza Basket dhe Teutës, një sfidë ku vendasit janë favoritë. Në finale shkon skuadra që fiton dy nga tri takimet gjysmëfinale, ndërkohë që takimet e kthimit do të luhen ditën e shtunë. Po sot luhet edhe ndeshja e parë e play out mes Flamurtarit dhe Superior.
Piszczek i Borussia Dortmund shpallet fajtor për korrupsion

Piszczek i Borussia Dortmund shpallet fajtor për korrupsion

KOMBËTARJA
Lojtari i Borussia Dortmund Lukasz Piszczek është dënuar gjatë ditës së martë për një çështje korrupsioni të ndodhur dhjetë vite më parë. Këtë raportojnë mediet polake. Mbrojtësi 30 vjeçar është përfshirë në një ndeshje të shitur gjatë sezonit 2005/06 teksa luante për ekipin polak Zaglebie Lubin. Ai duhet t’i paguajë ish-klubit të tij 150.000 euro si shumë kompensimi.
Analiza / Ja përse Partizani humbi ndaj Bylisit

Analiza / Ja përse Partizani humbi ndaj Bylisit

KOMBËTARJA
“Ishte një ndeshje e shëmtuar”, – u shpreh Agostineli në intervistën pas ndeshjes. Po çfarë nuk funksionoi, që “demat” dështuan në ndeshjen ndaj Bylisit? Partizani e nisi takimin me një skemë 4-2-3-1. Reparti i mbrojtjes la për të dëshiruar. Fejzullahu në të djathtë, dyshja Krasniqi dhe Atnada në qendër, dhe Trashin në të majtë. Një rreshtim, që nuk jep siguri. Fejzullahu është i stabilizuar në krahun e djathtë dhe e bën detyrën e tij mirë, por pa shkëlqyer. Krasniqi dhe Atanda nuk funksionojnë. Shtatlarti po kalon një periudhë të keqe dhe është në vazhdën e dobët të ndeshjes me Tiranën. Ai gabon në pasime të thjeshta, duke rrezikuar, në mbrojtje nuk arrin të jetë “i hekurt”. Atanda është shumë i fortë në dyluftime, por pozicionimi i tij lë për të dëshiruar.
Reagon Kastrioti: Ja kush është presidenti i klubit tonë!

Reagon Kastrioti: Ja kush është presidenti i klubit tonë!

KOMBËTARJA
Klubi i Kastrioti ka dalë me një deklaratë për shtyp, pas zhvillimeve të fundit, që nisën me dhunën e ushtruar në Peshkopi dhe vijuan me masakrimin e gazetarit të “Telesport”, Eduard Ilnica: “KF Kastrioti dëshiron të informojë gjithë opinionin publik mbi ngjarjet e fundit dhe përbaltjen e emrit të një ekipi elitar të futbollit shqiptar nga persona për interesa personale. KF Kastrioti është një shoqëri me kapital të kufizuar, me 75% të aksioneve private dhe 25% të aksioneve publike (Bashkia Krujë). Aksionet private zotërohen nga z.Oltion Shehi, që është edhe president i Klub Futboll Kastrioti.
Pranimi i Kosovës në FIFA, në Meksikë udhëton vetëm Fadil Vokrri dhe Flamur Bunjaku

Pranimi i Kosovës në FIFA, në Meksikë udhëton vetëm Fadil Vokrri dhe Flamur Bunjaku

KOMBËTARJA
  Fadil Vokrri dhe Flamur Bunjaku kanë udhëtuar për Meksiko City ku do të marrin pjesë në Kongresin e FIFA’s. Kryetari i Federatë së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe anëtari i Bordit, Flamur Bunjaku kanë udhëtuar për Meksiko City, ku do të marrin pjesë në Kongresin e 66’ të FIFA’s. Fatkeqësisht në këtë Kongres nuk kanë mundur të marrin pjesë më shumë përfaqësues, par shkak të problemit me viza, kur dihet se Meksika ende nuk na ka njohur. Zyrtaret e këtij shteti kanë bërë përjashtim vetëm për kryetarin Vokrri, ndërsa Bunjaku ka udhëtuar, pasi është i pajisur me pasaportë Zvicerane. “Në Meksiko City kanë udhëtuar vetëm kryetari Fadil Vokrri dhe anëtari i Bordit, Flamur Bunjaku, pasi pjesa tjetër nuk ka mundur të pajiset me viza, kur dihet se Meksika nuk na ka njohur
Këshilli i FIFA-s rekomandon pranimin e Kosovës

Këshilli i FIFA-s rekomandon pranimin e Kosovës

KOMBËTARJA
FIFA ka njoftuar se aplikimi i Kosovës dhe Gjibraltarit për pranim me të drejta të plota në këtë shtëpi të futbollit është futur në rend të ditës në kongresin që do të mbahet më 12 dhe 13 maj në Mexico City. Aplikimi i Kosovës dhe Gjibraltarit do të votohet këtë të premte, transmeton koha. Po ashtu në këtë kongres Këshilli i FIFA-s ka rekomanduar sot se nëse pranohet Kosova dhe Gjibraltari, këto shtete do të lejohen të marrin pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2018. “Në përputhshmëri me Statusin e FIFA-s dhe bazuar në vendimin e fundit të CAS-it, Këshilli i FIFA-s ka vendosur të fusë në agjendë votimin për të pranuar Federatën e Gjibraltarin në Kongresin e 66-të nën pikën 15.2. Votimin për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës do të procedohet nën pikën 15.1. K