KOMBËTARJA

Nga tredhëmbësh titullar në tredhëmbësh stoli, Tereku pendohet

Nga tredhëmbësh titullar në tredhëmbësh stoli, Tereku pendohet

KOMBËTARJA
Treshja shqiptare e Terek Groznit e ka nisur nga stoli takimin e sotëm të vlefshëm për Premier Ligën ruse në transfertë ndaj Orenburgut. Të konsideruar në janar si tredhëmbëshi që do të merrte për dore Terekun, Odise Roshi, Bernard Berisha dhe Bekim Balaj duket se e kanë humbur statusin e titullarit në ekipin rus. Megjithatë trajneri Rakhimov nuk duket se ka bërë zgjedhjen e duhur pasi Terek Grozni u mposht me rezultatin 2-1. Pas disavantazhit 1-0 në pjesën e parë, ai hodhi në fushë gjatë pjesës me radhë të tre shqiptarët, përkatësisht në minutën e 64-t Roshin, në të 83-tën Balajn dhe në të 88-n Berishën. Megjithatë barazimi i përkohshëm i arritur në minutën e 73-të falë golit të Grozav u zhvlerësua në të 89-n me autogolin e Pliev i cili vulosi dhe rezultatin përfundimtar të ndeshje
Mavraj sqaron deklaratat për Gjermaninë: Jam atdhetar i fushës, jo i rrjeteve sociale

Mavraj sqaron deklaratat për Gjermaninë: Jam atdhetar i fushës, jo i rrjeteve sociale

KOMBËTARJA
Mëgim Mavraj sqaron deklaratat e bëra para tri ditësh, ku në një takim me tifozët e Hamburgut tha se të luante me Gjermaninë është një ëndërr që nuk u realizua. Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare sot zgjodhi “Facebook”-un për të shpjeguar domethënien e fjalëve të tij, pas lajmit të publikuar në “Panorama Sport”. Sipas 30-vjeçarit, deklarata e tij është transformuar dhe keqpërdorur. “Më duhet të sqaroj një deklaratë timen dhënë për tifozët e Hamburgut që është transformuar dhe rrjedhimisht keqpërdorur. Sigurisht që kam respekt për vendin ku familja ime gjeti strehim, punë dhe ushqim, unë ndiej dashuri për këtë vend. Atdheu im është Shqipëria dhe gjuha ime është shqip. Në fushë s’jam kursyer kurrë, edhe duke rrezikuar karrierën. Mergim Mavraj nuk është atdhetar i rrjeteve socia
Tradhti në “majën e Korabit” për të larguar trajnerin Haxhiu

Tradhti në “majën e Korabit” për të larguar trajnerin Haxhiu

KOMBËTARJA
GËZIM SINEMATI   E mbani mend një frazë sf iduese të trajnerit të Korabit, Gerd Haxhiu, “Ne duhet t’i falënderojmë futbollistët që na vijnë në stërvitje, ndërsa ti i kritikon për ndeshjen në Vlorë. Ata nuk po ushqehen dot, çfarë mund t’u kërkojmë për humbjen”. Një frazë që nuk është përtypur dot nga administratori Mëziu, madje edhe nga presidentët e tjerë, të cilët pretendojnë nga ekipi më shumë rezultate, edhe kur laku financiar shtrëngohet aq shumë, sa të lidhen edhe këmbët… E dinë të gjithë se vlonjatët nuk dorëzohen lehtë, madje i bien gjoksit edhe kur duhet t’i biesh sirenës së alarmit, por Haxhiu, nga njerëzit e stolit, tregoi se ishte një prerje ndryshe. Nuk shënonte Korabi në fushë, por më shumë pësonte, kurse trajneri i saj më shumë shënonte, sesa pësonte. Dh
Kombëtarja U-17, këta janë të grumbulluarit për turneun e Qipros

Kombëtarja U-17, këta janë të grumbulluarit për turneun e Qipros

KOMBËTARJA
Kombëtarja U-17 ka nisur sot grumbullimin për turneun miqësor “UEFA Development” që do të zhvillohet në Qipro më 25-30 prill. ? Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se traineri Xhemal Mustedanagiç ka grumbulluar  24 lojtarë, por lista përfundimtare do të shkurtohet në 20 emra. Përveç kuqezinjve, pjesëmarrës në këtë aktivitet janë edhe përfaqësuesja vendase si dhe ato të San Marinos e Uellsit. Lista
Hafizi i ashpër me De Biazin: Flet si kasetë, pesë vjet të njëjtat gjëra

Hafizi i ashpër me De Biazin: Flet si kasetë, pesë vjet të njëjtat gjëra

KOMBËTARJA
Astrit Hafizi u tregua i ashpër me Xhani De Biazin në komentin e tij nga studuoja e “SuperSport”-it pas humbjes 2-0 ndaj Italisë. Sipas specialistit të futbollit, trajneri i Kombëtares duket sikur vë një kasetë, pasi përsërit të njëjtat gjëra prej pesë vitesh. De Biazi duket sikur ka një kasetë që e vë sa herë flet pas ndeshjeve, pasi ka pesë vjet që thotë të njëjtat gjëra. Sot Italia bëri një nga ndeshjet e veta më të dobëta dhe ne nuk arritëm të marrim rezultat. Kundërshtari sot luajti në 60 për qind të mundësive të veta dhe, edhe pse ne kishim mungesa të rëndësishme, trajneri nuk e përmendi në asnjë moment këtë fakt”, u shpreh ish-trajneri i Kombëtares./panorama
Nuk e merr as Shqipëria e as Kosova, ftohet nga Belgjikën

Nuk e merr as Shqipëria e as Kosova, ftohet nga Belgjikën

KOMBËTARJA
  Menaxheri i përfqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku po përpiqet t`i rrëmbejë të gjithë talentët kosovarë që luajnë nëpër Europë, por ai duket se ka dështuar në një rast. Bëhet fjalë për shqiptarin nga komuna e Vitisë, Din Sula. Këtë talent se ka harruar vetëm Kosova por edhe Shqipëria. Sula nuk ka marrë asnjë ofertë nga përzgjedhësi Bunjaku dhe De Biasi. Mesfushori  me tipare sulmuese, së fundmi është ftuar nga Kombëtarja e Belgjikës U-19. Talenti Sula pritet të luaj ndeshjen e parë kundër Suedisë më 23 mars në kuadër të kualifikimeve për Europianin. Përveç Suedisë, Sula do të ballafaqohet edhe me U-19 e Italisë dhe Irlandës. Kujtojmë se lojtari i ekipit belg Leuven, në një intervistë dhënë për “Talentët.eu” kishte deklaruar se pret ofertë nga Kosova ose Albania, por d
Hysaj kërkon stadiumin plot:

Hysaj kërkon stadiumin plot:

KOMBËTARJA
Elseid Hysaj e njeh mirë Serinë A dhe kombëtaren italiane, me disa lojtarë “axurrë” që i ka shokë skuadre e shumë të tjerë që i has çdo javë. Shkodrani ka mbërritur në Tiranë dhe duke folur për Top Channel, tregohet optimist për ndeshjen kundër Italisë: “Duhen pikë sepse po nuk morëm as këtu pikë do bëhet shumë e vështirë. Shpresoj që të vijnë të gjithë shqiptarët, siç bëjnë gjithmonë të na mbështesin. Besoj se do të futemi në fushë me një mendim që mund ta mundim edhe ne Italinë. Kështu që duhet të futemi në fushë të qetë, të luajmë lojën tonë dhe të shohim në fund çfarë do të ndodhë. Besoj se Palermo do të jetë pak larg, por tifozët tanë mund të arrijnë në disa mënyra, nëse duan ta shohin ndeshjen. Dhe besoj do të jenë të shumtë ata që do ta bëjnë”. Përballë Hysajt do të jetë L
Ventura: Miqtë e mi shqiptarë më kanë paralajmëruar për Palermon

Ventura: Miqtë e mi shqiptarë më kanë paralajmëruar për Palermon

KOMBËTARJA
Duket se taktika për të dërguar Italinë në Palermo në mënyrë që të mbahen larg tifozët shqiptarë nuk do të funksionojë. Për këtë është i ndërgjegjshëm edhe trajneri Xhampiero Ventura i cili e merr si të mirëqenë faktin se do të ketë mbipopullim kuqezi në tribuna. “Deri më sot nuk kam ndikuar asnjëherë mbi zgjedhjen e fushave ku mund të shkojmë të luajmë. Por isha i pranishëm në Xhenova për miqësoren kundër Shqipërisë dhe më bëri shumë përshtypje prania masive e shqiptarëve. Isha edhe në Marsejë për Europianin dhe tre të katërtat e stadiumit ishin shqiptare… kundër Francës. E marr të mirëqenë që do të mbushin edhe tribunat e Palermos por edhe kjo është e bukur, pasi do të jetë një ndeshje historike për ta. Por Palermo nuk ka zhgënjyer asnjëherë nga pikëpamja e publikut, i cili ka
Itali-Shqipëri, gjykon slloveni që toleroi racizmin anti-shqiptar

Itali-Shqipëri, gjykon slloveni që toleroi racizmin anti-shqiptar

KOMBËTARJA
FIFA ka përcaktuar gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në ndeshjen e së premtes mes Italisë dhe Shqipërisë në Palermo, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Ky takim do të gjykohen nga një treshe sllovene me kryesor Sllavko Vinçiç dhe asistentë Tomaz Klançnik dhe Andraz Kovaçiç. Në historikun e ndeshjeve të 37-vjeccarit Vinçiç si arbitër kryesor, përfshihet edhe një ndeshje tjetër e Shqipërisë. Ai ka gjykuar në miqësoren e 15 nëntorit të 2011-s mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, e zhvilluar në Prilep.   Në atë ndeshje Shqipëria drejtohej nga asistenti i Josip Kuzhes, Xhemal Mustedanagiç, që sot drejton kombëtaren shqiptare U-17. Takimi përfundoi 0-0, por më tepër se për atë që u prodhua në fushën e lojës, ajo miqësore do të mbahet mend për thirrjet e vazhdueshme
Xhaka hedh kandidaturën për një vend në prapavijë, Abrashi është gati për mesfushën

Xhaka hedh kandidaturën për një vend në prapavijë, Abrashi është gati për mesfushën

KOMBËTARJA
Taulant Xhaka është mësuar të luajë në mbrojtje shpesh te Bazeli, Tani ai duket se është gati të bëjë disa hapa prapa në krahasim me vendin e tij të zakonshëm edhe në  Kombëtare, meqë aktualisht kuqezinjtë po kalojnë një krizë të mirëfilltë dëmtimesh. Sipas Xhakës, i cili mbërriti që sot në vendin tonë për të filluar grumbullimin, Shqipëria duhet të vazhdojë të bëjë lojën e saj agresive edhe ndaj Italisë dhe jo të tërhiqet në mbrojtje, ndonëse ka mungesa shumë të rëndësishme. “Duhet të luajmë siç kemi luajtur deri më tani. Nuk duhet ta presim Italinë, por ta sulmojmë ne të parët. Jam gati të sakrifikoj kudo për të luajtur”, deklaroi Xhaka për “Top Channel”. Vendin e tij në mesfushë është gati ta zërë një tjetër “motor”, Amir Abrashi, i cili në fakt, në javët e fundit nuk po lu