FUTBOLLISTET SHQIPTARË NË BOTË

Labinot Haliti, nga futbollist tani po mëson punën e trajnerit

Labinot Haliti, nga futbollist tani po mëson punën e trajnerit

FUTBOLLISTET SHQIPTARË NË BOTË
Labinot Haliti ishte një nga të parët në trajnimin e Jets në Ra Watt Oval të hënën në mëngjes. Ishte një ritual që 31 vjeçari e ka ndjekur gjatë një karriere që zgjatu më shumë se një dekadë. Haliti ka bërë hapin e parë drejt karrieres si trajner dhe po ndihmon Lawrie McKinna me ekipin e të rinjëve Jets, Unë jam shumë i pasionuar për këtë - 24/7, unë jam futboll, futboll, futboll", tha Haliti. "Trajnimi ishte një përparim i natyrshëm. Duke qenë në klub për kaq kohë, duke e ditur klubin dhe duke i dhënë kaq shumë në fushë, mendova se mund të ofroja veten në një rol të ndryshëm. Newcastle më dha pushimin tim të parë si një lojtar dhe ky është një shans për mua që të jap diçka mbrapa. Si lojtar kam dhënë gjithmonë 100 për qind dhe asgjë nuk do të ndryshojë në këtë drejtim. Gjatë k
Gjimshiti bëhet me skuadër të re

Gjimshiti bëhet me skuadër të re

FUTBOLLISTET SHQIPTARË NË BOTË
Berat Gjimshiti duket se ka vendosur të largohet nga skuadra zi kaltër, Atalanta.  Mbrojtësi shqiptar shkëlqeu vitin e kaluar si i huazuar tek Avellino në Serie B.Skuadra e futur në elitën e futbollit italian, Benevento interesohet seriozisht për Berat Gjimshitin, teksa nga Italia vjen lajmi se klubi i ngjitur në Serinë A ka kërkuar huazimin me të drejtë blerje të qendërmbrojtësit. Sipas ekspertit të transferimeve, Alfredo Pedulës, aktualisht po punohet për të sqaruar edhe detajet përfundimtare, pasi kjo marrëveshje është drejt mbylljes. Gjimshiti është në kontratë me Atalantën, por vjet ishte i huazuar tek Avelino dhe bëri një sezon shumë të mirë, duke bërë që për të këtë verë të ketë oferta të rëndësishme. Besohet se gjatë kësaj jave do të zyrtarizohet kalimi i tij në Benevento
Ujkani bëhet me skuadër të re?

Ujkani bëhet me skuadër të re?

FUTBOLLISTET SHQIPTARË NË BOTË
Skuadra e Empolit, e cila garon në Serie B, ka shfaruar interesim për portierin e Kosovës, Samir Ujkani Samir Ujkani mund të mbetet sërish në Serinë B. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, i cili në sezonin e shkuar luajti në kategorinë e dytë italiane me skuadrën e Pisës, ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Empolit, që janë duke kërkuar për një portier titullar. Këta të fundit janë duke punuar për ndërtimin e skuadrës që do të tentojë të ringjitet në Serinë A pas rrëzimit në sezonin që lamë pas. Kartoni i Ujkanit zotërohet nga Genoa, e cila nuk e ka në plane portierin, ndaj te Empoli besojnë se mund të arrijnë një marrëveshje për më pak se 1 milion euro. Në rast se ky transferim realizohet, atëherë numri i futbollistëve shqiptare në këtë skuadër do të shkonte në 3. Mbrojtësit Fre
Manaj drejt Gjermanisë?

Manaj drejt Gjermanisë?

FUTBOLLISTET SHQIPTARË NË BOTË
Rei Manaj do të vazhdojë karrierën e tij larg Interit, pasi nuk ka bindur drejtuesit zikaltër pëqr t’i dhënë një mundësi. Trajneri Luciano Spalletti nuk preferoi të grumbullojë sulmuesin shqiptar, për fillimin e fazës përgatitore, një sinjal i qartë ky, se 20 vjeçari duhet të gjejë nj klub tjetër për të vijuar rritjen e tij. Zikaltrit nuk duan të heqin dorë përfundimisht nga Manaj, ndaj janë të prirur ta huazojnë në klube të tjera, që ai të fitojë eksperiencën e duhur. Fortuna Dusseldorf është ekipi që ka shfaqur interes të fortë për të huazuar sulmuesin lushnjar dhe në klubin zikaltër duket se janë të gatshëm të negociojnë, duke ofruar edhe mbulimin e një pjese të rrogës vjetore të futbollistit. Fortuna Dusseldorf militon në Bundesligën 2, në Gjermani dhe sezonin e fundit e mb
Astana huazon Lullakun

Astana huazon Lullakun

FUTBOLLISTET SHQIPTARË NË BOTË
Azdren Llullaku nuk i ka përmbushur pritshmëritë tek klubi kazak Astana.  Kjo arsye ka bërë që të huazohet vetëm pas gjashtë muajsh qëndrim tek gjiganti nga Kazakistani. Sulmuesi i Kombëtares do t’i bashkohet Tobolit, skuadër tjetër kazakistanase. Gjatë gjashtë muajve të parë ai realizoi vetëm një gol, ndërkohë që nuk ka qenë zgjedhje e parë e stafit teknik. Llullaku shkëlqeu në pjesën e parë të sezonit të shkuar me Gaz Metanin në Rumani, duke shënuar 16 gola, çka bëri që edhe ofertat për sulmuesin anësor të jenë të shumta.
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës nënshkruan me Lazion?

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës nënshkruan me Lazion?

FUTBOLLISTET SHQIPTARË NË BOTË
Hekuran Kryeziu ka zgjuar interesim nga Lazio. Corriere dello Sport raporton se Kryeziu, jo vetëm që shihet si zëvendësues i Lucas Biglias, që mund të bashkohet me Milanin, por edhe si alternativë tjetër nga Parolo e Lulic. Drejtori sportiv Igli Tare dhe presidenti Lotito e kanë identifikuar 24 vjeçarin e Luzernit si lojtar ideal për mesfushën e tyre, Kryeziu ka kontratë me Luzernin deri në verën e vitit të ardhshëm.
Ajeti mbetet në Seria A?

Ajeti mbetet në Seria A?

FUTBOLLISTET SHQIPTARË NË BOTË
E ardhmja e Arlind Ajetit mund të jetë larg Torinos, por jo larg Serisë A. Klubet italiane vlerësojnë pozitivisht futbollistin e përfaqësueses shqiptare, edhe pse ai dështoi në edicionin e tij të parë te Torino. Me sa duket, në Itali janë të bindur se Ajeti thjesht nuk përshtatej me skemat dhe kërkesat e trajnerit Mihajloviç te Torino, ndërsa në një skuadër tjetër, mund të tregojë përsëri vlerat e tij. Ndaj gjatë javëve të fundit është përfolur vazhdimisht për skuadra si Benevento, Krotone e SPAL, të interesuar për futbollistin shqiptar. Pikërisht ky klub i fundit është gati t’i besojë mbrojtësit shqiptar një vend si titullar në sezonin e ri në Serinë A dhe sipas mediave italiane, ka filluar bisedimet konkrete me Torinon për transferimin e tij. SPAL ka financa më t
Celina: I gatshëm për Ligën Premier

Celina: I gatshëm për Ligën Premier

FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR, FUTBOLLISTET SHQIPTARË NË BOTË, PËRFAQESUESJA E KOSOVËS
Bersant Celina ndjen se është gati për ta bërë hapin e radhës në karrierë. “E kam fituar një vit eksperience këtu, por kjo nuk është ligë e nivelit tim. Mendoj se jam i gatshëm për një garë më të rëndësishme”, ka thënë ish-përfaqësuesi i të rinjve të Norvegjisë për të përditshmen norvegjeze “Aftonposten” Ai shpreson të luajë prapë në Ligën Premier, por ka edhe opsione tjera, në rast se City nuk e kthen në skuadër apo skuadrat tjera angleze nuk e duan. “Do të shkoja me kënaqësi për të luajtur në Itali, Spanjë, Gjermani apo edhe në Francë”, nënvizoi Celina. “Nuk kam plan të rri në Holandë. Plani im është të kthehem në City, por të shohim se çka do të ndodhë”, përfundoi ai. /zeri/
Tramezzani prezantohet te Lugano

Tramezzani prezantohet te Lugano

FUTBOLLISTET SHQIPTARË NË BOTË
Paolo Tramezzani do të jetë trajneri i ri i skuadrës zvicerane Lugano. Trajneri që ishte pjesë e stafit të Gianni de Biasit dje e shkëputi kontratën me Kombëtaren shqiptare. Ai është njëri ndër më meritorët për sukseset e Shqipërisë, pasi puna e tij e madhe kishte të bënte me rekrutimin e lojtarëve të rinj te Kombëtarja. Në anën tjetër ai mbrëmë është prezantuar si trajner i Luganos. Tramezzani ka punë të vështirë pasi duhet ta shpëtoj Luganon nga rënia pasi gjendet në vendin e tetë më 18 pikë, dy më pak se vendi i fundit. /Telegrafi/
Borussia Monchengladbach nderon Granit Xhaka (Video)

Borussia Monchengladbach nderon Granit Xhaka (Video)

FUTBOLLISTET SHQIPTARË NË BOTË
Skuadra gjermane, Borussia Monchengladbach ka nderuar futbollistin zviceran me origjinë shqiptare, Granit Xhaka. Granit Xhaka këtë sezon u largua nga skuadra gjermane për t’u transferuar në futbollin anglez, përkatësisht në Arsenal. Drejtuesit e klubit gjerman kanë vendosur të nderojnë ish kapitenin e tyre, për kontributin e tij që e kishte dhënë gjatë pesë viteve sa ishte pjesë e tyre Video: Granit Xhaka receives a rapturous welcome on his return to Gladbach as they face Wolfsburg tonight. #afc pic.twitter.com/4w3FXpJKr6 — afcstuff (@afcstuff) December 20, 2016 Graniti për Monchengladbach ishte paraqitur në 140 ndeshje duke shënuar nëntë gola. /Periskopi/