Author: Arlind Sopi

Përfaqësuesja e Kosovës mbajti stërvitjen e parë para ndeshjes me Turqinë

Përfaqësuesja e Kosovës mbajti stërvitjen e parë para ndeshjes me Turqinë

PËRFAQESUESJA E KOSOVËS
Sot pasdite Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbajtur seancën e parë stërvitore para përballjes me Turqinë në eliminatoret për Botërorin Rusia 2018. FFK ka njoftuar se në stërvitjen e parë ekipi kosovar ushtroi mbrojtjen dhe lojën nga ndërprerja dhe në fund pati edhe stërvitje të gjuajtjeve të lira dhe nga penaltitë. “Në radhët e ekipit përfaqësues po mbretëron një harmoni, zell e përkushtim për punë që jep shpresa për një rezultat premtues. Sipas ekipit mjekësor të përfaqësueses gjendja shëndetësore e futbollistëve është e mirë”, thuhet në njoftim të FFK-së. Kosova luan si mysafire e Turqisë më 12 nëntor prej orës 18:00./KOHA
Konferenca për shtyp, flet Berisha dhe Memushaj

Konferenca për shtyp, flet Berisha dhe Memushaj

KOMBËTARJA
Sot në mesditë në resortin “Tropikal” në Durrës u zhvillua konferenca e rradhës për shtyp, me dy futbollistët, Ledian Memushaj dhe Etrit Berisha. Përpara mediave të interesuara, futbollistët kanë treguar në lidhje me përgatitjet që skuadra po bën për ndeshjen e 12 nëntorit kundër Izraelit, në “Elbasan Arena”. Fillimisht portieri Etrit Berisha deklaroi: “Është një ndeshje decisive, sepse Izraeli është kundërshtari ynë direkt dhe real, në këtë grup të fortë. Mendoj se forcën më të madhe, kjo skuadër e ka tek sulmi. Kemi dy ditë që po punojmë me stafin, për të zbërthyer mënyrën e tyre të lojës. Ne duhet të marrim maksimumin, duke përballuar sulmet e tyre dhe të gjejmë forcë për ti goditur”-deklaroi portiere i kombëtares së Shqipërisë. Më pas pyetjeve i është përgjigjur Ledian Memushaj.
ZYRTARE/ Ky është arbitri i ndeshjes Shqipëri-Izrael

ZYRTARE/ Ky është arbitri i ndeshjes Shqipëri-Izrael

KOMBËTARJA
Gjyqtari me origjinë turko-gjermane, Deniz Aytekin do të jetë ai që do të vendosë drejtësi në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’. Ndihmës të tij do të jenë Guido Kleve dhe Markus Haker, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Daniel Zibert. Deniz Aytekin është në një moshë 38-vjeçare dhe prej vitit 2008 është pjesë e Bundesligës gjermane ku ka drejtuar mbi 100 ndeshje. Ai është pranuar në arenën ndërkombëtare më 1 janar të vitit 2011, ndërsa debutimin e ka bërë në shtator të vitit 2012.
Bunjaki studion Turqinë, mendjen te Evropiani 2020

Bunjaki studion Turqinë, mendjen te Evropiani 2020

KOMBËTARJA
Albert Bunjaki ka analizuar Turqinë, me të cilën do të përballet në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2018. Por, ai e ka mendjen te eleminatoret e Evropianit 2020 Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) njofton se ekipi i drejtuar nga Albert Bunjaki ka mbajtur orë teorike së bashku me shtabin teknik dhe kanë analizuar ndeshjet e kaluara të Turqisë. Gjatë kësaj kohe përzgjedhësi Bunjaki, ka thënë se përfaqësuesja ka 30 për qind lojtarë të rinj, të cilët nuk ishin me Kosovën në ndeshjet e mëparshme, përcjell Express. “Sikur që kemi thënë se ne do të punojmë për kualifikimet për Botërorin Rusia 2018 por si objektiv real i yni është kualifikimi në evropianin 2020, ku mundësitë tona janë më të mëdha dhe gjasat për kualifikim janë në favorin tonë. Nëse punojmë me përkushtim dhe krijo
Berisha: Kjo është pika më e fortë e Izraelit

Berisha: Kjo është pika më e fortë e Izraelit

KOMBËTARJA
Etrit Berisha, portieri i Kombëtares, ka vlerësuar lartë sulmin e përfaqësueses së Izraelit Kombëtarja shqiptare po vazhdon me përgatitjet për ndeshjen e 12 nëntorit ndaj Izraelit, e cila do të luhet në stadiumin Elbasan Arena. Etrit Berisha, portieri prishtinas, ka mbajtur konferencë për media para këtij takimi. Gardiani i Atalantas ka vlerësuar lartë sulmin e përfaqësueses së Izraelit, shkruan Express. “Është një ndeshje decisive, sepse Izraeli është kundërshtari ynë direkt dhe real, në këtë grup të fortë. Mendoj se forcën më të madhe, kjo skuadër e ka tek sulmi”, ka deklaruar Berisha. “Kemi dy ditë që po punojmë me stafin, për të zbërthyer mënyrën e tyre të lojës. Ne duhet të marrim maksimumin, duke përballuar sulmet e tyre dhe të gjejmë forcë për ti goditur”, shtoi ai
FSHF : Kundër Izraelit do të luhet ne Elbasan

FSHF : Kundër Izraelit do të luhet ne Elbasan

KOMBËTARJA
Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se ndeshja Shqipëri-Izrael, e vlefshme per eliminatoret e Kampionatit Botëror "Rusi 2018", do të luhet në Stadiumin "Elbasan Arena". Ndryshimi i stadiumit për arsye sigurie është konfirmuar me një shkresë zyrtare të mbërritur nga FIFA. Takimi që do të zhvillohet më datë 12.11.2016 në orën 20.45, nuk do të luhet në Shkodër.
Tre shqiptarët që kanë marrë në dorë tri liga të huaja

Tre shqiptarët që kanë marrë në dorë tri liga të huaja

KOMBËTARJA
Bekim Balaj në Rusi, Azden Llullaku në Rumani, e Ezgjian Aliovski në Zvicër janë top shënues në ligat e tyre. Forma e lojtarëve shqiptarë në disa liga është mbresëlënëse dhe rritja e tyre po vazhdon. Por tre nga ta kanë marrë në dorë frenat e ligave ku paraqiten. I pari është Bekim Balaj. Sulmuesi shqiptar ka fituar respektin në elitën e futbollit rus me paraqitjet për skuadrën e tij Terek Grozny, shkruan Telegrafi. Ai ka shënuar tetë gola në 13 ndeshje, duke e marr primatin e realizatorëve. Balaj e ka ndihmuar Groznyn që të ngjitet në vendin e tretë në kampionatin rus. Paraqitje të  mirë po ka edhe Odise Roshi që ka fituar vendin e titullarit. Në Rumani është Azdren Llullaku. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare me prejardhje nga Istogu ka shënuar 12 gola Gaz Metan Medi
Zyrtare: Kombëtarja e Shqipërisë shkarkon trajnerin, Tramexani në vend të tij

Zyrtare: Kombëtarja e Shqipërisë shkarkon trajnerin, Tramexani në vend të tij

KOMBËTARJA
Arjan Bellaj nuk do të jetë më trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit U-19. Trajneri i cili drejtoi ekipin në dy edicionet e fundit të eliminatoreve të Europianit të kësaj grupmoshe, kishte shkuar sot në FSHF për të paraqitur planin e tij për një turne miqësor në Kinë, por atje ka mësuar se në Sektorin e Ekipeve Kombëtare ishte vendosur shkarkimi i tij. Në një intervistë telefonike për “Panorama Sport”, Bellaj ka konfirmuar gjithçka, duke bërë të qartë se për të kishte marrë fund eksperienca kuqezi. “Është e vërtetë që nuk do të jem më trajner i Kombëtares U-19. Këtë vendim ma tha vetë Paolo Tramexani. Për mua ishte kënaqësi që bashkëpunova me të dhe me këtë ekip për kaq kohë”, u shpreh ai. Tramexani, krahu i djathtë i Xhani De Biazit, ka marrë përsipër postin e Drejt
Drejtësinë në takimin Turqi – Kosovë do ta ndajë hungarezi

Drejtësinë në takimin Turqi – Kosovë do ta ndajë hungarezi

KOMBËTARJA
Drejtësinë në takimin Turqi – Kosovë do ta ndajë hungarezi Tamas Bogner, transmeton Koha.net. Lajmin e bën të ditur Federata e Futbollit të Turqisë përmes faqes zyrtare, ndërsa thotë se ai do ta ketë mbështetjen e Balazs Buzas dhe Zsolt Varga, kurse gjyqtari i katërt është Ferenc Karako. Ndeshja Turqi – Kosovë do të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin Antalya nga ora 20:00 dhe është e vlefshme për kualifikimet në Botërorin 2018./Koha
Bunjaki: Duam t’ia prishim planet Turqisë për kualifikim

Bunjaki: Duam t’ia prishim planet Turqisë për kualifikim

KOMBËTARJA
Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki në konferencë për media sot ka thënë se Kosova do të tentojë ta befasojë Turqinë dhe t’ia prish planet për kualifikim në Botëror. “Me Turqinë është e mundshme të bëhet befasia dhe t’ia prishim punët për kualifikim në Botëror”, është shprehur Bunjaki, transmeton Koha.net. Ai është shprehur se Turqinë e ka studiuar edhe në ndeshjet e kaluara, si dhe pret një atmosferë dhe lojë interesante sidomos për lojtarët e rinj të Kosovës./Koha