Author: Arlind Sopi

Sondazh/ Odise Roshi dhe Strakosha triumfojnë për vitin që lamë pas

Sondazh/ Odise Roshi dhe Strakosha triumfojnë për vitin që lamë pas

KOMBËTARJA
Talentet.eu/com  dhe  Zyra e zbulimit të talentëve në bashkëpunim me shumë Media të tjera sportive shpallin Lojtarin më të mirë për  vitin 2017. ODISE ROSHI zgjidhet lojtari më i mirë dhe Talenti i vitit THOMAS STRAKOSHA Vëndin e dytë si lojtari më i mirë e rrëmben Eros Grezda dhe ne vënd të tretë rënditet Elsied Hysaj. Ndërsa nga talentët vëndin e dyte e zë  Liridon Latifi dhe në vënd të tretë Ivan Balliu. Talentet.eu /com dhe Zyra e zbulimit të talenteve organizon dhënien e këtij çmimi që nga viti 2004 dhe për shumë vite ndër të vetmit . Në ndyshim nga vitet e tjera që Lojtari dhe talenti më i mirë është votuar vetëm online në Web faqe të ndyshme sportve , këtë vit është votuar gjithashtu onlin, por edhe nga gazetarë sportiv, drejtues të portaleve sportive , trajnerë të nd
Shikoi 55 ndeshje ne 55 vende, anglezi zgjedh ndeshjen Drita – Liria si më të bukurën që e pa

Shikoi 55 ndeshje ne 55 vende, anglezi zgjedh ndeshjen Drita – Liria si më të bukurën që e pa

SUPER LIGA E KOSOVËS
Një tifoz anglez i quajtur Matt Walker kishte vendosur të udhëtoj në 55 shtete të ndryshme të botës. Në mesin e 55 shteteve ishte edhe Kosova me të vetmin qëllim që të shoh ndeshje futbolli. Walker kishte shikuar nga afër ndeshjen mes Dritës dhe Lirisë ku në fund triumfuan vendasit me rezultat të ngushtë 4-3. “Është e vështirë të zgjedh, por ndeshja në Kosovë ishte e pabesueshme. Shkova për ta shikuar ndeshjen Drita – Liria”. “Drita po udhëhiqte 3 me 1, më pas Liria shënoi dy herë në dhjetë minutat e fundit. Kurse Drita ia arriti ta fitojë takimin në minutat e fundit. Ndeshja dhe menaxhmenti ishin të mahnitur. Pas ndeshjes më ftuan për të festuar fitoren së bashku me ekipin”, ka thënë Walker për BBC MOTD. Video është shpërdarë nëpër rrjetet sociale ku ka marrë mijëra shikime
Rrogat në Superiore, ja milionerët në 10 klube. Partizani mban rekordin me 180 mijë euro

Rrogat në Superiore, ja milionerët në 10 klube. Partizani mban rekordin me 180 mijë euro

LIGAT, SUPERLIGA SHQIPETARE
Suksesi në një klub fu tbolli nuk është e thënë të arrihet vetëm nga ata që paguajnë më shumë për rrogat e lojtarëve. Mbi të gjitha diferencën e bëjnë drejtuesit që dinë të menaxhojnë financat dhe, nga ana tjetër, trajnerët që arrijnë t’u marrin maksimumin e lojtarëve, edhe pse këta të fundit mund të kenë paga modeste. Shembujt në futbollin shqiptar janë të ndryshëm. Ka klube që harxhojnë miliarda, por nuk fitojnë dot një trofe. Rasti konkret është ai i Partizanit. Nga ana tjetër, ka edhe klube me buxhete modeste si Laçi, që arrijnë të mbyllin kampionatin në vende nderi apo të fitojnë trofe. Në një vëzhgim të “Panorama Sport” për buxhetin që kanë klubet sa u përket pagave të lojtarëve, duke iu referuar burimeve të sigurta pranë drejtuesve të tyre, rezulton se 80% e ekipeve kanë n
Lëndohet Ibrahimovic, një muaj jashtë fushave

Lëndohet Ibrahimovic, një muaj jashtë fushave

FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR
Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic nuk ishte në fushë ditën e djeshme për Manchester United. E lëndimin e suedezit e ka konfirmuar edhe trajneri portugez, Jose Mourinho. Sipas numrit një të Manchester United, Zlatan Ibrahimovic do të qëndrojë jashtë fushave për një muaj. “Ibrahimovic është lënduar dhe do të jetë jashtë fushave për një muaj”, ka deklaruar Mourinho. I pyetur nëse pas lëndimit të suedezit a do të kërkojë të blejë futbollistë Mourinho nuk jep një përgjigje të prerë. “Ende nuk e di çfarë të them nëse do të transferojmë ndonjë futbollistë ose jo”, deklaroi portugezi. Ai është i lumtur me skuadrën që ka në dispozicion dhe me sjelljen e futbollistëve të tij. “Jam i lumtur me skuadrën që kam por edhe me sjelljen në fushë të futbollistëve të mijë”, përfundoi Mo
Firma e njohur NIKE zbulon transferimin e Coutinhos te Barcelona, i fton tifozët të personalizojnë fanellën e tij falas deri më 6 janar

Firma e njohur NIKE zbulon transferimin e Coutinhos te Barcelona, i fton tifozët të personalizojnë fanellën e tij falas deri më 6 janar

FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR
Sipas faqes zyrtare të firmës së njohur të veshmbathjeve Nike, ylli brazilian, Philippe Coutinho ka përfunduar transferimin e tij te gjiganti katalunas, Barcelona. E ardhmja e yllit të Liverpoolit ka qenë në ajër dhe mes shumë thashethemeve në Anfield, që nga afati kalimtar i verës kur Redsat hodhën poshtë ofertat që tejkalonin shifrën e 100 milionë funteve për shërbimet e tij. Por tani, duket, se marrëveshja është bërë … gjithmonë nëse faqja zyrtare e internetit e firmës së njohur Nike duhet të besohet. Referimi i reklamës kishte një titull “Ku ndodh magjia” dhe shkruan: “Philippe Coutinho është gati për të ndezur Camp Noun”. “Merr fanellën tuaj të FC Barcelona për sezonin 2017/18 me emrin e ‘magjikut’ në të”. “Vepro shpejt – personalizimi falas vetëm deri në 6 janar”, shkr
Të grumbulluarit nga Seria A, kuqezinjtë pas italianëve

Të grumbulluarit nga Seria A, kuqezinjtë pas italianëve

KOMBËTARJA
Shqipëria ka numrin e dytë më të madh të futbollistëve nga Seria A që janë grumbulluar me ekipet kombëtare për dy ndeshjet e radhës. Kështu rezulton nga një analizë të publikuar sot në të përditshmen prestigjoze italiane “Gazzetta dello Sport”.   Sipas artikullit, janë gjithsej 130 lojtarë nga elita e futbollit italian që kanë marrë ftesa nga përfaqësueset përkatëse, 25 prej të cilëve nga ajo vendase. Vendin e dytë e mban Shqipëria me shtatë të tillë. Arlind Ajeti (Torino), Etrit Berisha (Atalanta), Ledian Memushaj, Rei Manaj (Peskara), Thomas Strakosha (Lacio), Elseid Hysaj (Napoli) dhe Frederik Veseli (Empoli) janë legjionarët e Serisë A që janë thirrur nga De Biazi për takimin e të shtunës me Izraelin. Jashtë vëmendjes së gazetës janë lënë Berat Gjimshiti i Empolit, Mig
Ajeti me kombëtaren, Torino e mësoi vetëm në stërvitjen e sotme

Ajeti me kombëtaren, Torino e mësoi vetëm në stërvitjen e sotme

KOMBËTARJA
Kthimi i Arlind Ajetit në kombëtaren shqiptare të futbollit ka qenë një lajm i gëzueshëm për futbollistin e përfaqësueses i cili kishte munguar në takimet e shtatorit dhe tetorit për shkak dëmtimi. Ndërsa lojtari ka marrë me entuziazëm ftesën e shumëpritur dhe ka udhëtuar drejt Shqipërisë që të dielën, duket se për një arsye ose tjetrën, klubi i Torinos nuk ishte në dijeni të këtij fakti.   Sipas mediave italiane, Ajeti pritej në stërvitjen e sotme të Torinos dhe mungesa e tij kishte bërë të lindin shumë pikëpyetje rreth të ardhmes së futbollistit në klub.  Por pasi klubi telefonoi lojtarin për të kuptuar se pse nuk ishte vënën nën urdhërat e Mihajloviç, u njoftua për ftesën e tij në kombëtare, ndërsa mori konfirmimin edhe nga FSHF. Nuk është bërë e ditur se si ishte e mundur
Unike, dyshja Llullaku-Balaj, më e mirë se yjet e botës

Unike, dyshja Llullaku-Balaj, më e mirë se yjet e botës

KOMBËTARJA
E pabesueshme! Dyshja e sulmit të Ko mbëtares shqiptare Bekim Balaj dhe Azdren Llullaku janë golashënuesit më të mirë në botë. Diçka të tillë e thonë shifrat dhe golat që ata kanë arritur të shënojnë me ekipet e tyre respektive, Terek Grozni dhe Gaz Metan. Të dy së bashku kanë arritur të shënojnë një total prej 20 golash: tetë mbajnë firmën e bomberit Balaj dhe 12 të tjerë janë shënuar nga Llullaku. Me këtë ecuri fantastike, dy futbollistët e grumbulluar nga Xhani De Biazi për ndeshjen me Izraelin lënë pas edhe dyshet që në letër janë shumë herë më të forta dhe aktivizohen në kampionate si Seria A, La Liga, Bundesliga apo Premier Liga. Azdren Llullaku dhe Bekim Balaj po kalojnë një moment fantastik në ekipet e tyre aktuale. I pari është golashënuesi i kampionatit rumun dhe ka tër
Berisha: Vendi i tretë është dështim, shpresojmë mos të bjerë shi

Berisha: Vendi i tretë është dështim, shpresojmë mos të bjerë shi

KOMBËTARJA
Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp në kuadër të takimit të radhës për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018” kundër Izraelit. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Berisha bëri me dije se vendi i tretë do të ishtë dështim për kuqezinjtë, teksa synimi është padiskutim vendi i dytë.   Sa e njihni ekipin kundërshtar dhe ku i ka pikat më të forta sulmi i tyre? Mendoj që ekipi i tyre forcën më të madhe ka sulmin dhe jemi duke u përgatituar jashtëzakonisht shumë. Si sot edhe dje kemi filluar të shohim videot e tyre. Do të mundohemi që me mbrojtjen tonë jashtëzakonisht të mirë dhe të konsoliduar t’u bëjmë ballë sulmeve të tyre. Për ne është shumë e rëndësishme që të hyjmë në fushë dhe të japim maksimumin për t
Shala: Duhet të përmirësojmë gabimet nga dy ndeshjet e kaluara

Shala: Duhet të përmirësojmë gabimet nga dy ndeshjet e kaluara

KOMBËTARJA
Herolind Shala, mesfushori i Kosovës, pret që ekipi përfaqësues të zhvillojë ndeshje të mirë ndaj Turqisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”. Duke përmendur humbjet e thella nga Turqia dhe Ukraina, Shala thotë se performanca duhet të përmirësohet dhe të mos përsëriten gabimet e ndeshjeve të kaluara. “Pres një ndeshje të vështirë. Duhet ta përmirësojmë përformancën nga dy ndeshjet e kaluara, të përmirësojmë gabimet nga ndeshjet e kaluara. Të shënojmë dhe ta bëjmë një lojë të shkëlqyeshme”, ka thënë ai para ndeshjes të së shtunës./Koha