Author: arlindi

Bunjakut i tregohet dera e largimit

Bunjakut i tregohet dera e largimit

KOMBËTARJA
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, i cili aktivizohet me St. Gallen, pritet të largohet nga skuadra zvicerane. Bunjaku në pjesën e parë të këtij sezoni ai është aktivizuar shumë pak, duke bërë që stafi teknik të mos e ketë në planet e tij. Kështu, sipas “Blick”, Bunjaku pritet të largohet nga St. Gallen, ashtu si edhe disa shokë të tjerë të skuadrës së tij që janë aktivizuar pak.
Borussia Monchengladbach nderon Granit Xhaka (Video)

Borussia Monchengladbach nderon Granit Xhaka (Video)

FUTBOLLISTET SHQIPTARË NË BOTË
Skuadra gjermane, Borussia Monchengladbach ka nderuar futbollistin zviceran me origjinë shqiptare, Granit Xhaka. Granit Xhaka këtë sezon u largua nga skuadra gjermane për t’u transferuar në futbollin anglez, përkatësisht në Arsenal. Drejtuesit e klubit gjerman kanë vendosur të nderojnë ish kapitenin e tyre, për kontributin e tij që e kishte dhënë gjatë pesë viteve sa ishte pjesë e tyre Video: Granit Xhaka receives a rapturous welcome on his return to Gladbach as they face Wolfsburg tonight. #afc pic.twitter.com/4w3FXpJKr6 — afcstuff (@afcstuff) December 20, 2016 Graniti për Monchengladbach ishte paraqitur në 140 ndeshje duke shënuar nëntë gola. /Periskopi/
De Biasi me shaka: Më mirë që nuk luan Berisha, pasi do ta masakronte Zahavin

De Biasi me shaka: Më mirë që nuk luan Berisha, pasi do ta masakronte Zahavin

KOMBËTARJA
Dënimi i dhënë dje nga FIFA do të detyrojë Etrit Berishën të mungojë jo vetëm në ndeshjen e radhës të Kombëtares ndaj Italisë në mars, por edhe në atë kundër Izraelit që luhet në muajin qershor.   Trajneri Gianni de Biasi, ndonëse pranon se kjo është një mungesë e rëndësishme, e përjeton me humor situatën. “Është një mungesë e madhe, po më mirë që nuk vjen në Izrael, pasi do të masakronte Zahavin”, ishte shakaja e tij në një intervistë për “TV Klan”. “Berisha nuk duhet të binte në provokimin e tij, por mund të them që edhe Zahavi duhet të dënohej me 2 ndeshje për atë simulim”, theksoi trajneri i kombëtares. Ai vazhdon të ketë shpresa për arritjen e një objektivi të rëndësishëm në kualifikueset e Botërorit ku si rival të radhës ka Italinë e tij.   “Ishte një v
ESKLUZIVE – Ragip Xhaka! Më e pakta që pres ” Një falje publike”

ESKLUZIVE – Ragip Xhaka! Më e pakta që pres ” Një falje publike”

KOMBËTARJA
  Si rrallë ndonjëherë Ragip XHAKA, babai i Taulant dhe Granit Xhakës, qëndroi larg mediave dhe kundërpërgjigjeve, kur djali i tij, Graniti me të padrejtë u fye dhe u akuzua si tradhëtar nga shumë tifozë dhe media. 
Ai i qëndroi larg mediave dhe vëmendjes edhe kur Graniti j´u drejtua të gjithëve me një letër të hapur.
 
Por pikërisht tani kur FIFA zyrtarisht njoftoi se asnjë nga lojtarët që ka marrë pjesë në EURO 2016 nuk ka të drejtë të ndrrojë përfaqësuesen, reagon me mençuri edhe Ragip XHAKA.
Ja dhe reagimi i plotë i tij:
 
Të nderuar media sportive, të nderuar tifozë, të nderuar përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës!
 
Me një shpejtësi të rrufeshme hodhët baltë mbi djemtë e mi duke i etiketuar si tradhtarë apo si njerëz që e shesin veten për para, ose edhe më keq, ku