Author: arlindi

Çmohet portieri  Visar Bekaj

Çmohet portieri Visar Bekaj

PËRFAQESUESJA E KOSOVËS, TALENTËT
Bekaj ka shkëlqyer me Përfaqësuesen e Kosovës U21 Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka zhvilluar dy ndeshje kualifikuese. Të parën e ka fituar me Norvegjinë 3:2, ndërsa mbrëmë me gjithë humbjen nga Gjermania (1:0), portieri ynë Visar Bekaj ka shkëlqyer dhe ka marrë vlerësime edhe nga mediet gjermane. Ndërsa nuk ishin në grumbullim dy futbollistët e rinj të Prishtinës, Blend Baftiu (i huazuar në Flamurtar) e Arbër Hoxha (në Besë). Me Bekajn në portë u vërtetua edhe një herë se të rinjtë tanë vendor kanë cilësi të grumbullohen e jo të mënjanohen, sidomos kur është rasti i Bleon Sekiraqës që U17 nuk e fton se është i “vjetër” e U19 nuk e fton se është i “ri”, përderisa ky është çmuar jashtëzakonisht shumë nga U19 e Greuther Furth./fcprishtina.com
Salihu: Susici nuk do të jetë trajner te Kosova

Salihu: Susici nuk do të jetë trajner te Kosova

PËRFAQESUESJA E KOSOVËS
Sekretari i FFK-se, ka mohu qe trajneri boshnjak Susic do te jete trajner i Kosoves. “Susici nuk besoj që do të jetë trajner te Kosova, pasi ai edhe ka kontratë në  Turqi. Duhen forca të reja dhe një trajner që e kupton paska mentalitetin tonë”. “Nuk besoj që do të jetë nga Kosova. E pamë të gjithë që ndaj Kroacisë loja ka qenë e pjekur. Ekipi vetëm ka filluar të rritet”.
Meta thërret ambasadoren kroate rreth ekstradimit të Ballistit në Serbi

Meta thërret ambasadoren kroate rreth ekstradimit të Ballistit në Serbi

KOMBËTARJA
Një ditë pasi Gjykata e Lartë kroate i hapi rrugën ekstradimit të Ismail Morinës në Serbi, Presidenti Ilir Meta ka thirrur në takim ambasadoren kroate në Shqipëri, Sanja Bujas Juraga.   Mësohet se kreu i shtetit i ka shprehur shqetësimin për rrezikimin e jetës së Morinës në rast ekstradimi, dhe mosgarantimin e një procesi të drejtë. Ndërkohë, nga Beogradi, ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviç i quan spekulime deklaratat se për Morinën nuk do të bëhet një gjyq i paanshëm. Ajo deklaron se gjykatat serbe do t’i garantojnë një gjykim të drejtë Ismail Morinës. “Sa i përket çështjes, duhet të presim vendimin e Ministrisë së Drejtësisë kroate, por besoj se Morina do të ekstradohet, në mënyrë që të fillojnë procedurat në Gjykatën e Lartë në Beograd”, tha Nela Kuburovic, min
James Adeniyi siguron vizën për të luajtur me Skënderbeun në Europa League

James Adeniyi siguron vizën për të luajtur me Skënderbeun në Europa League

SUPERLIGA SHQIPETARE
Korçarët do të synojnë të marrin të paktën barazimin në udhëtimin e kësaj të enjteje në Europa League, për të bërë një tjetër hap drejt fazës së grupeve, por çekët kanë besim te fitorja. Nikolai Komlicenko, sulmuesi 22-vjeçar i ardhur në huazim nga skuadra ruse e Krasnodarit, është futur me shpejtësi në listën e UEFA-s dhe pritet të jetë në formacion ndaj shqiptarëve, transmeton Top Channel. Por, nuk është vetëm kaq. Mlada Boleslav ka rikthyer në ekip për dy ndeshjet ndaj Skënderbeut edhe portierin 19-vjeçar Martin Jedlicka. Iu shtua kontingjentit të stafit teknik edhe sulmuesi Eli Babalj që deri pak javë më parë ishte në radhët e skuadrës australiane, Adelaide United. Ndërkohë, pas peripecive burokratike me vonesën e ambasadës për vizë çeke, sulmuesi James Adeniyi u pajis me le
Verona nënshkruan me talentin shqiptar

Verona nënshkruan me talentin shqiptar

TALENTËT
Marash Kumbulla, 17-vjeçari shqiptar, ka kaluar nga ekipet e moshave të Veronës në ekipin e parë, teksa ka nënshkruar deri në vitin 2020. Mbrojtësi qendror, është zyrtarizuar nga klubi italian dhe tashmë ai do të nisë një karrierë si profesionist, teksa ka nënshkruar kontratën e parë. Sezonin e shkuar ai është aktivizuar me të rinjtë në 21 takime, duke gjetur edhe dy herë rrugën e rrjetës. Veçse në mbrojtje, Kumbulla luan edhe si mesfushor qendror
U rikthyen emocionet e natës në stadiumin kosovar

U rikthyen emocionet e natës në stadiumin kosovar

SUPER LIGA E KOSOVËS
Skuadra e Trepçës ’89 luajti të martën në stadiumin e riparuar “Adem Jashari” Mitrovicë, por nuk e kishte fatin që të luante natën, pasi ndeshje filloi në 18:00 dhe përfundoi në orën 19:45, shkruan IndeksOnline. Por, ndjenjën për të luajtur në mbrëmje në Kosovë e riktheu Prishtina, e cila në stadiumin mitrovicas u takua me ekipin suedez, Norrkoping ku edhe u mposht me rezultat minimal 1 me 0. Në fotot e dërguara nga Kushtrim Hoti, shihen pamje interesante të ndeshjes Prishtina – Norrkoping, e cila u zhvillua në ndihmën e reflektorëve
Labinot Haliti, nga futbollist tani po mëson punën e trajnerit

Labinot Haliti, nga futbollist tani po mëson punën e trajnerit

FUTBOLLISTET SHQIPTARË NË BOTË
Labinot Haliti ishte një nga të parët në trajnimin e Jets në Ra Watt Oval të hënën në mëngjes. Ishte një ritual që 31 vjeçari e ka ndjekur gjatë një karriere që zgjatu më shumë se një dekadë. Haliti ka bërë hapin e parë drejt karrieres si trajner dhe po ndihmon Lawrie McKinna me ekipin e të rinjëve Jets, Unë jam shumë i pasionuar për këtë - 24/7, unë jam futboll, futboll, futboll", tha Haliti. "Trajnimi ishte një përparim i natyrshëm. Duke qenë në klub për kaq kohë, duke e ditur klubin dhe duke i dhënë kaq shumë në fushë, mendova se mund të ofroja veten në një rol të ndryshëm. Newcastle më dha pushimin tim të parë si një lojtar dhe ky është një shans për mua që të jap diçka mbrapa. Si lojtar kam dhënë gjithmonë 100 për qind dhe asgjë nuk do të ndryshojë në këtë drejtim. Gjatë k
Simeone merr talentin shqiptar te skuadra e parë e Atleticos

Simeone merr talentin shqiptar te skuadra e parë e Atleticos

TALENTËT
Talenti i kombëtares shqiptare, Keidi Bare vazhdon të fitojë gjithnjë e më shumë vëmendjen e Diego Simeones te skuadra e Atletiko Madrid.  Trajneri argjentinas, pasi i ka dhënë mundësinë futbollistit shqiptar që të debutojë me ekipin e parë, kërkon ta monitorojë nga afër zhvillimin dhe për këtë arsye e ka zgjedhur që ta marrë me vete në fazën përgatitore që Atleticos do të zhvillojë për sezonin e ri.Sipas listës së publikuar sot në Spanjë, Atletico do të fillojë përgatitjet të enjten në mëngjes me 20 lojtarë të cilët do të vihen nën urdhrat e Simeones. Mes tyre është edhe emri i Bares, i cili është përzgjedhur për të treguar se e meriton më shumë një vend në skuadër sesa futbollistët të cilët janë kthyer nga huazimi apo lojtarë të tjerë nga akademia. Në një sezon ku Atletico Madrid
Gjimshiti bëhet me skuadër të re

Gjimshiti bëhet me skuadër të re

FUTBOLLISTET SHQIPTARË NË BOTË
Berat Gjimshiti duket se ka vendosur të largohet nga skuadra zi kaltër, Atalanta.  Mbrojtësi shqiptar shkëlqeu vitin e kaluar si i huazuar tek Avellino në Serie B.Skuadra e futur në elitën e futbollit italian, Benevento interesohet seriozisht për Berat Gjimshitin, teksa nga Italia vjen lajmi se klubi i ngjitur në Serinë A ka kërkuar huazimin me të drejtë blerje të qendërmbrojtësit. Sipas ekspertit të transferimeve, Alfredo Pedulës, aktualisht po punohet për të sqaruar edhe detajet përfundimtare, pasi kjo marrëveshje është drejt mbylljes. Gjimshiti është në kontratë me Atalantën, por vjet ishte i huazuar tek Avelino dhe bëri një sezon shumë të mirë, duke bërë që për të këtë verë të ketë oferta të rëndësishme. Besohet se gjatë kësaj jave do të zyrtarizohet kalimi i tij në Benevento
Ujkani bëhet me skuadër të re?

Ujkani bëhet me skuadër të re?

FUTBOLLISTET SHQIPTARË NË BOTË
Skuadra e Empolit, e cila garon në Serie B, ka shfaruar interesim për portierin e Kosovës, Samir Ujkani Samir Ujkani mund të mbetet sërish në Serinë B. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, i cili në sezonin e shkuar luajti në kategorinë e dytë italiane me skuadrën e Pisës, ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Empolit, që janë duke kërkuar për një portier titullar. Këta të fundit janë duke punuar për ndërtimin e skuadrës që do të tentojë të ringjitet në Serinë A pas rrëzimit në sezonin që lamë pas. Kartoni i Ujkanit zotërohet nga Genoa, e cila nuk e ka në plane portierin, ndaj te Empoli besojnë se mund të arrijnë një marrëveshje për më pak se 1 milion euro. Në rast se ky transferim realizohet, atëherë numri i futbollistëve shqiptare në këtë skuadër do të shkonte në 3. Mbrojtësit Fre