Author: arlindi

VLLAZNIA E SHIJOI FITOREN E PARË

VLLAZNIA E SHIJOI FITOREN E PARË

LIGAT, SUPER LIGA E KOSOVËS
Janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 4-t në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra e promovuar në elitë, Vllaznia e Pozheranit, ka realizuar fitoren e parë dhe atë duke e mposhtur skuadrën kampione në fuqi, Trepçën’89, me rezultat 2:1. Për Vllazninë shënuan Almedin Murati dhe Besim Alidema, derisa për Trepçën ‘89 shënoi Rron Broja. Ndërkohë, Prishtina si mysafire ka barazuar 1:1 me Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Të parët në epërsi shënuan bardhekaltrit e kryeqytetit me golin e Drasko Bozovic, në minutën e 83-të, por kuqezinjtë e Skenderajt arritën të barazojnë shifrat në minutat shtesë me golin e Genc Hamitit. Fitore para tifozëve të vet kanë shënuar Liria dhe Besa dhe atë me rezultate identike. Liria e ka mposhtur Dritën, me golat e Qëndrim Gashit (
NIMAGA MUNGON NË KIEV

NIMAGA MUNGON NË KIEV

FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR, SUPERLIGA SHQIPETARE
Skënderbeu do të luajë pa një prej yjeve të skuadrës, në ndeshjen e parë të grupeve të Europa League, në fushën e Dinamos së Kievit. Bakari Nimaga do të jetë mungesa e vetme e korçarëve për sfidën e kësaj të enjteje në stadiumin “Olimpiyskiy”. Shkak është bërë kartoni i kuq, me të cilin mesfushori nga Mali u ndëshkua në ndeshjen e kthimit në fazën play-off përballë Dinamos së Zagrebit. Për fazën e grupeve, UEFA i anulon të gjithë kartonët e verdhë të marrë gjatë sfidave kualifikuese, por ky rregull nuk aplikohet edhe për kartonët e kuq./shekulli.com.al
SOTIR NINI, REFUZOI KOMBËTAREN, POR SOT PERFUNDON NE LIGËN E DYTË NE IZRAEL.

SOTIR NINI, REFUZOI KOMBËTAREN, POR SOT PERFUNDON NE LIGËN E DYTË NE IZRAEL.

FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR
Rreth dhjetë vite më parë, një djalosh i lindur në Himarë me emrin Sotir Nini shpërtheu në skenën e futbollit grek. Nini arriti të bëhej shumë shpejt pjesë e ekipit të parë të Panathinaikos dhe mori nofkën “Mesi i ri” nga tifozeria e kësaj skuadre. Lojtari, edhe pse i lindur në Shqipëri, nuk ngurroi ta refuzonte fanellën kuqezi pasi e cilësonte veten grek dhe zgjodhi të luante për Greqinë.  Por me kalimin e viteve, nga “Mesi i ri” ai u kthye thjesht në Nini, pasi thuajse nuk përmbushi asnjëherë pritshmërinë në fushën e lojës, në një karrierë që filloi të zbehej gjithnjë e më shumë. Sot, në moshën 27-vjeçare, Sotir Nini e sheh veten në Izrael, ku ka firmosur vetëm tre ditë më pare. Nuk bëhet fjalë për një skuadër elitare apo me pretendime shumë të mëdha, por për Makabi Petah Tikva, një ek
BERISHA, I JASHTËZAKONSHËM EDHE ME ATALANTËN

BERISHA, I JASHTËZAKONSHËM EDHE ME ATALANTËN

FUTBOLLISTET SHQIPTARË NË BOTË
Pas dy humbjeve radhazi nga Roma dhe Napoli, Atalanta u përballë me Sassuolon në shtëpi. Zi kaltërtit triumfuan me rezultat minimal 2-1 dhe më meritori për këtë pozitë ishte portieri shqiptar.“I jashtëzakonshëm në finale, kur mbron avantazhin me dy ndërhyrje të shkëlqyera ndaj Raguses dhe Acerbit”, shkruajtën mediat italiane për gardianin shqiptar.28-vjeçari mori notën (7.00) nga mediat italiane që ishte ndër më të lartat pasi më shumë se ai u vlerësua vetëm Gomez dhe Petanga.Pas tri xhirove në Serie A, Atalanta ka grumbulluar tri pikë. /telegrafi.com
KF KIKA, RREGULLONË STADIUMIN PA NDIHMËN E SHTETIT.

KF KIKA, RREGULLONË STADIUMIN PA NDIHMËN E SHTETIT.

LIGAT, SUPER LIGA E KOSOVËS
Kika po punon me të gjitha forcat që ndeshjet si vendës në Ligën e Parë, t'i zhvillojë shumë shpejtë në Hogosht.Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit.Në fakt, Kika ka publikuar disa foto, ku shihet se punimet po vazhdojnë. Vullnetarë të ndryshëm kanë punuar në terren, në mbjelljen e fushës.Pa u ndihmuar nga institucionet shtetërore, Kika pretendon që ta bëjë shumë shpejtë gati shtëpinë e saj, që të jetë gati për t’i hapur dyert për Ligën e Parë.  
PRISHTINA ARRIN FITOREN E DYTË, FLAMURTARI MERR PIKËN E PARË

PRISHTINA ARRIN FITOREN E DYTË, FLAMURTARI MERR PIKËN E PARË

LIGAT, SUPER LIGA E KOSOVËS
Sot janë zhvilluar dy ndeshje tjera në kuadër të javës së 3-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina ka realizuar fitoren e dytë në këtë edicion, pasi si vendase në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, e ka mposhtur Lirinë, me rezultat të ngushtë, 1:0. Golin e fitores për bardhekaltrit e kryeqytetit e ka shënuar Armend Dallku, me gjuajtje me kokë nga afërsia pas harkimit të Mentor Mazrekajt në minutën e 86-të. Do theksuar se Prishtina nga minuta e 70-të luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Debatik Currit. Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në Gjilan, Drita dhe Flamurtari e mbyllën ndeshjen pa gola. Për skuadrën kuqezi të kryeqytetit kjo është pika e parë e fituar pas rikthimit në elitë. Drita e dominoi ndeshjen dhe pati shumë raste shënimi, por nuk arriti ta gjejë rr
TREPÇA’89 FITON ME REZULTAT TË NGUSHTË, VËLLAZNIMI BINDËS

TREPÇA’89 FITON ME REZULTAT TË NGUSHTË, VËLLAZNIMI BINDËS

LIGAT, SUPER LIGA E KOSOVËS
Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 3-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra kampione në fuqi, Trepça ‘89 e ka mposhtur Drenicën, me rezultat 1:0, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Florent Hasani në minutën e 33-të. Në ndeshjen tjetër Vellaznimi e ka mposhtur Vllazninë e Pozheranit, me rezultat bindës, 3:0. Golat për skuadrën gjakovare i shënuan Egzon Gashi (6’), Zeneli (30’) dhe Paolo Ivani (60’)./FFK-KOSOVA
TALENTI NGA SHKUPI AGON ELEZI, NËNSHKRUAN KONTRAT ME STADE MALHERBE CAEN

TALENTI NGA SHKUPI AGON ELEZI, NËNSHKRUAN KONTRAT ME STADE MALHERBE CAEN

TALENTËT
Talenti nga Shkupi, permes nje statusi ne profilin e tije ka njfotuar se ka nenshkruar nje kontrat katervjeqare me skuadren franceze Stade Malherbe Caen. Statusi i plote i Elezit Hard work always gets rewarded,I'm very happy to announce that i have signed for a big club like Stade Malherbe Caen for next 4 years.I would like to thank Blerim Paris for the trust he placed on me,my father,my family and everyone who have helped me throughout this very difficult journey,but the one who is mostly to thank is God ⚽️💪 #Elhamdulilah #thebestisyettocome Jam shume i lumtur tu njoftoj qe per 4 vitet e ardhshme une do te jem lojtar i Stade Malherbe Caen.Faleminderimk i takon Zotit
PSE O VISAR MUSLIU!?

PSE O VISAR MUSLIU!?

BOTËRORI 2018
Ishin tre lojtare Shqiptare ne formacionin e Maqedonise kunder Shqiperise tone. Askush nuk i akuzoi pse luajne per Maqedonine. Ishe Enis Bardhi krijuesi i lojes se madhe, Ezgjan Alioski rreziku me i madh per porten e Shqiperis dhe ishe visar musliu qe beri "kopilin" duke bere dy tre nderhyrje te ashpra, ndersa ajo qe i revultoi te gjithe Shqiptaret e Maqedonise ishte hyrja ne konfikt verbal me njeri nga lojhtaret me te respektuar te Kombetares Mergim Mavrajn! Po pse o Visar Musli, cfare tu desht qe bere ate gjest, valle doje te ju bije ne sy atyre tifozeve sllave qe te shajne gjakun, nenen, motren dhe qe te deshirojne vdekjen!? Pse nuk munde te qendrosh thjesht si Bardhi dhe Alioski te cilet edhe ata e dhane maksikumin ne fushe, por nuk bene "kopilin" me sjellen e tyre. TURP TE KESH!