Author: Admin

Stadiumi “Loro Boriçi”, nis shtrimi i pistës me beton

Stadiumi “Loro Boriçi”, nis shtrimi i pistës me beton

KOMBËTARJA
Punimet në stadiumin “Loro Boriçi” kanë ecur me ritme të kënaqshme ditët e fundit. Tri ditë më pare, ky impiant sportiv është vizituar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili përkundër deklaratave të tij në rrjetet sociale për kënaqësinë e këtij investimi gjigand, mësohet se në bisedat me njerëzit që e kanë shoqëruar nuk është shprehur shumë i kënaqur me ecurinë e punimeve të bëra. Ndoshta ngaqë u mendua se punimet brenda stadiumit duhej të kishin mbaruar në fund të prillit, por kjo nuk ka ndodhur. Dhe reagimi i firmës që po merret me punimet duket se ka qenë i menjëhershëm. Ditën e djeshme ka nisur shtrimi me beton i pistës së atletikës. Ky, sigurisht që është hapi i parë, pasi, siç dihet, duhet edhe shtrimi me tartan, por në fakt kjo mendohet të jetë lënë për një fazë të dytë, pasi të je
Armando Sadiku, me dy golat e tij shpetuan Vaduzin nga renia

Armando Sadiku, me dy golat e tij shpetuan Vaduzin nga renia

KOMBËTARJA
Armando Sadiku është kthyer në një heroi të vërtetë për tifozët e Vaduzit, teksa ka shënuar dy gola ditën e sotme duke i dhënë tri pikë skuadrës së tij dhe duke e ngjitur atë me dy pozicione nga fundi i tabelës. Sulmuesi kuqezi, ka shënuar fillimisht me 11-metërsh duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij që në minutën e 31-të ndaj Sionit. Më pas në pjesën e dytë, Sadiku ka shënuar edhe golin e dytë pas një asisti të marrë nga Kostanco. Tashmë Vaduz gjendet në vendin e 8-të me 32 pikë.
Mavraj pritet të rinovojë me Këlnin

Mavraj pritet të rinovojë me Këlnin

KOMBËTARJA
Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare konsiderohet si një futbollist i rëndësishëm nga trajneri i skuadrës gjermane, Peter Shtoger dhe sipas asaj që publikohet te Kicker, drejtuesit e klubit po mendojnë t’i ofrojnë atij një kontratë të re, ndërkohë që ajo aktuale skadon në verën e ardhshme. Mavraj, i cili për një periudhë të gjatë kohe qëndroi jashtë fushave të lojës për shkak të një dëmtimi, u mendua se do të largohej në merkaton dimërore nga Këlni te një skuadër tjetër për të rigjetur formën e tij më të mirë për “Euro 2016”. Por, me kalimin e kohës, gjërat ndryshuan për futbollistin, i cili pak nga pak rifitoi edhe vendin e titullarit në skuadër në ndeshjet e Bundeligës për të qenë një siguri më shumë për Këlnin, me të cilin tashmë duket se ka krijuar një lidhje shumë të fortë./top-chan