Author: Admin

Shqipëria luan edhe miqësoren jashtë, zyrtarizohet ora dhe vendi i ndeshjes me Luksemburgun

Shqipëria luan edhe miqësoren jashtë, zyrtarizohet ora dhe vendi i ndeshjes me Luksemburgun

KOMBËTARJA
Shqipëria luan në muajin qershor një ndeshje shumë të rëndësishme në kualifikueset e Botërorit 2018, kundër Izraelit në transfertë. Trajneri De Biazi ka zgjedhur që të përgatitë këtë sfidë jo vetëm me një grumbullim të gjatë, por edhe duke siguruar një miqësore para duelit, që do të luhet ndaj Luksemburgut. Dy Federatat kishin gjetur prej kohësh gjuhën e përbashkët për zhvillimin e ndeshjes më datë 4 qershor, por vetëm në javën e fundit janë konfirmuar edhe vendi dhe ora e këtij takimi miqësor. Sipas njofitmit të Federatës së Luksemburgut, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Zhozi Bartel” të Luksemburgut, në orën 19:00. FSHF po detajon planin që përfaqësuesja shqiptare të mblidhet për pak ditë në vendin tonë, para se të udhëtojë drejt Luksemburgut për këtë sfidë. Pas ndesh
videoskandal nga krimineli Drini Caushi. Pazarit për trukimin e Partizani-Kukësi

videoskandal nga krimineli Drini Caushi. Pazarit për trukimin e Partizani-Kukësi

LIGAT, SUPERLIGA SHQIPETARE
“Fiks Fare” denoncon një videoskandal për trukimin e ndeshjeve në kampionatin shqiptar, ku një menaxher futbollistësh ofron parà në këmbim të tolerimit në fushën e lojës. Biseda korruptive zhvillohet ndërmjet menaxherit, Drini Çaushi, i cili njihet për raportin e afërt me klubin verior të Kukësit, si dhe Emiliano Vilës, futbollist i Partizanit, pikërisht për ndeshjen mes këtyre dy ekipeve që përfundoi 1-1 në “Selman Stërmasi”. Çaushi ka qenë edhe pjesë e stafit të Federatës në grumbullimet e talenteve shqiptarë në Greqi, për kombëtaren U-21. Gjatë bisedës të transmetuar në “Fiks Fare” doli qartë se menaxheri ka telefonuar mesfushorin Emiliano Vila, duke i ofruar parà në këmbim të tolerimit në fushën e lojës, teksa i kërkon futbollistit të Partizanit në mënyrë të drejtpërdrejtë që
Si Drini Çaushi ka shumjë menaxherë spotra e kriminele

Si Drini Çaushi ka shumjë menaxherë spotra e kriminele

SUPERLIGA SHQIPETARE
Një video e regjistruar ku Emiliano Vila kontaktohet nga një menaxher për të toleruar takimin kundër Kukësit ka nxjerrë në pah emrin e menaxherit Drini Çaushi, që është personi që ka kryer telefonatën në emër të drejtuesve të klubit verilindor. Në lidhje me këtë regjistrim, “Panorama Sport” ka kontaktuar me menaxherin Çaushi për të marrë versionin e tij rreth ngjarjes. Ai pranon të ketë biseduar në telefon me futbollistin para ndeshjes, por mohon të ketë lidhje me këtë ngjarje dhe gjithashtu insiston se është e pamundur të jetë i përfshirë në një situatë të tillë. Përshëndetje, ju jeni menaxheri i Albi Allës dhe Rrumbullakut që janë lojtarë të skuadrës së Kukësit? I kam thënë atij të shkretit, i kam thënë të gjitha. Kemi parë një video, e cila tregon se ju keni telef
Klane rajonale dhe skandale, si degradoi situata e FSHF-së me gjyqtarët

Klane rajonale dhe skandale, si degradoi situata e FSHF-së me gjyqtarët

SUPERLIGA SHQIPETARE
Gafa dhe akuza pa fund për gjyqtarët, por askush nuk mban përgjegjësi. Kampionati shqiptar është futur në një krizë arbitrimi, ku javë pas jave gabimet shtohen dhe në institucionin e futbollit nuk dinë si të reagojnë. Deklarata kërcënuese e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, duket shumë e vogël në momentin kur një e rënë e bilbilit mund të vendosë sezonin. Masat e marra me pezullime 2-3-javore për gjyqtarët nuk kanë dhënë efekt, ndërsa tani kur kupa është mbushur po mendohet për përjashtime. Por, situata ka dalë jashtë kontrollit sa i përket sektorit të arbitrimit. Njerëzit që janë vendosur nga presidenti i FSHF-së në krye të arbitrave nuk kanë ditur të menaxhojnë kampionatin. Prej vitesh janë të njëjtit emra, duke filluar nga Tahir Kastrati, i cili nga 2002 është president i Shoq
Zoti është kujdesur për Artur Lekbellon, ne për pazaret e lojës!

Zoti është kujdesur për Artur Lekbellon, ne për pazaret e lojës!

SUPERLIGA SHQIPETARE
GËZIM SINEMATI   Nuk ka fat më ironik për një futbollist, i cili edhe kur i ka pasur muskujt të fortë dhe plot energji kishte “jetuar” në fushë më shumë me kokë sesa me këmbë, më shumë me inteligjencë sesa me forcën e muskujve. Ndaj, kur dëgjon se Artur Lekbello vuan nga një sëmundje e rrallë, tejet ironike për një ish-sportist, “pamjaftueshmëri muskujsh”, duket si një ndëshkim i pamerituar. “Tushja”, një xhentëlmen në fushë, edhe kur zanati i mbrojtësit diktonte më shumë luftë, dukej sikur në jetën përtej fushës vetëm me shëndetin nuk kishte arsye për të luajtur ndeshjen fatale… Një ndeshje që Lekbello e ka përballuar i vetëm deri tani, saqë flitej nën zë për një sëmundje misterioze, për të  cilën kishim frikë të besonim, edhe sepse ndiheshim fajtorë me të. Në këto
Roshi dhe Berisha luajnë në “festën e titullit kampion”, Balaj mbetet në stol

Roshi dhe Berisha luajnë në “festën e titullit kampion”, Balaj mbetet në stol

KOMBËTARJA
Futbollistët shqiptarë që luajnë në Rusi kanë parë sot nga afër festën e titullit kampion, por jo të skuadrës së tyre. Terek Grozni i treshes Balaj-Roshi-Berisha, sot ka luajtur në fushën e Spartakut të Moskës, që kishte siguruar titullin kampion i Rusisë që në javën e kaluar, por nuk kishte mundur të festonte këtë arritje me tifozët. Spartak priste sot Terekun në “Otkrytiye Arena”, të mbushur si për festë dhe ka dhuruar një paraqitje të denjë për një ngjarje të tillë, pasi klubi nuk e fitonte trofeun më të rëndësishëm kombëtar që nga viti 2001. Glushakov shënoi dy gola të shpejtë, ndërsa Promes realizoi në minutën e 74-t për të arritur suksesin 3-0. Futbollistët shqiptarë e filluan ndeshjen nga stoli i rezervave, siç ka ndodhur rregullisht në ndeshjet e fundit. Roshi hyr
Shqipëria humb Ajetin, të premten zyrtarizohet ftesa nga Zvicra

Shqipëria humb Ajetin, të premten zyrtarizohet ftesa nga Zvicra

KOMBËTARJA
Faj i De Biasit sepse e ka mbush sulmin me 5 sulmues dhe nuk le hapsire per super talente Pas vëllezërve Xhaka, Shqipëria dhe Zvicra do të ndajnë edhe vëllezërit Ajeti. I madhi, Arlindi, luan me kuqezinjtë prej dy vitesh dhe ka qenë një ndër protagonistët e Euro 2016. I vogli, Albiani, pritet që shumë shpejt të veshë fanellën e përfaqësueses së Zvicrës, me të cilën duhet theksuar se ka luajtur në të gjitha grupmoshat. Pas një sezoni të shkëlqyer me St. Galen, që bleu për 1 milion franga kartonin e tij nga Augsburgu, vlera e Albian Ajetit është rritur ndjeshëm. Mediat zvicerane fillimisht raportuan sot se Bazeli është gati të riblejë futbollistin, të cilin e largoi një vit e gjysmë më parë. Ndërsa së fundmi, bëhet e ditur se duke u përballur me një krizë të mirëfilltë dëm
Gjimshiti humb finalen e mbijetesës me Avelinon

Gjimshiti humb finalen e mbijetesës me Avelinon

KOMBËTARJA
Avelino do të luajë në finalen e sezonit pa “ministrin e mbrojtjes”. Skuadra e Serisë B që po diskuton mbijetesën në këtë kategori, në fundjavë do të përballet me Latinën ku duhet patjetër të fitojë, por trajneri Novelino i duhet të bëjë llogaritë pa mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Berat Gjimshiti nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës së tij për këtë 90-minutësh vendimtar për shkak se është i pezulluar prej kartonëve. Shqiptari ka qenë një pikë e rëndësishme në repartin e prapavijës, sa edhe mediat vendase e kanë cilësuar si “ministrin e mbrojtjes” për skuadrën e Avelinos.
Zbardhet axhenda e Kombëtares, mungon Ansi Agolli

Zbardhet axhenda e Kombëtares, mungon Ansi Agolli

KOMBËTARJA
Kuqezinjtë do të luajnë në qershor një nga ndeshjet më të rëndësishme të edicionit. Pas tri humbjeve radhazi, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”. Gazeta “Panorama Sport” ka zbardhur edhe axhendën e kuqezinjve, ndërkohë që një problem për trajnerin do të jetë edhe mungesa e dy titullarëve. Përveç Berishës, edhe Agolli. LISTA Nga sa mësohet, trajneri do të shmangë daljet përpara mediave për të prezantuar listën e të grumbulluarve. Nuk ka ende një komunikim zyrtar, por burimet pranë kombëtares bëjnë me dije se tekniku do të nisë grumbullimin nga Luksemburgut. AXHENDA Burime të besueshme të gazetës “Panorama Sport” pranë skuadrës kombëtare kanë bërë me dije se Shqipëria do të grumbullohet jashtë vendit për