ZYRTARE: Oto John, transferohet në Prishtinë

Read Time:1 Minute, 44 Second

Klubi i Futbollit Prishtina, ka zyrtarizu sulmuesin Nigerian Oto John.

Shpresojmë të shohim Oto-n e para dy vitesh

Prishtinë, 8 janar 2020 – Pas shumë bisedave aspak të lehta, FC Prishtina ka bindur sulmuesin nga Nigeria, Oto John, që t’i bashkohet skuadrës sonë në këtë afat kalimtar.

Oto John, i lindur më 25.01.1998 në Nigeri, në Prishtinë vije nga Skënderbeu i Korçës. Sulmuesi i gjatë 180 cm, me Skënderbeun ka qenë i angazhuar për 1 vit e gjysmë duke shënuar 5 gola. Por, famën e madhe e ka pasur me Trepçën ’89 ku për dy vite kishte shënuar 44 gola dhe ishte shpall kampion i Kosovës. Vet Oto dhe FC Prishtina, shpresojnë që futbollisti të ketë përsëris paraqitjet si para dy vitesh.

“Në Prishtinë vendosa të vije sepse ka ekip të mirë dhe janë klub me famë. Dhe, kur më ftoi kryetari Ejupi, e pash një mundësi të mirë për mua që të jap më të mirën për klubin”.

“Po, kam luajtur dy vite më parë këtu, edhe pse patjetër që ka ndryshime, mund të them që e njoh ligën dhe futbollin këtu. E di si luhet, e di çfarë kërkohet dhe shpresoj shumë që të jap ndihmën time të nevojshme për ekipin”.

“Tifozëve, bashkëlojtarëve, të gjithëve në klub, iu premtoj se do të jap gjithçka nga vetja që t’iu shpaguaj besimin që kanë në mua. Pse jo, edhe pse është ndryshe, shpresoj që të kem paraqitje sikurse para dy vitesh me Trepçën ’89 kur kisha formë të lartë dhe pata ndihmuar atë skuadër të shpallej kampione. Besoj shumë të Prishtina dhe krejt çfarë duhet është të kem edhe pak fat. Titulli nuk është i pamundshëm me gjithë se diferencat ndërmjet skuadrave nuk janë të mëdha dhe lufta për titull është e ashpër, por unë besoj që mund të jem Oto edhe më i mirë se te Trepça ’89 dhe të ndihmoj skuadrës drejt qëllimit që ka”.

0 0
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close