E BUJSHME/ Nga Leicesteri tek Partizani

Read Time:1 Minute, 1 Second

Klubi i Partizanit është zhvendosur në Antalia të Turqisë për të zhvilluar fazën përgatitore në mënyrë që të jenë gati për dy fazat e mbetura të kampionatit. Tek të kuqtë është duke u punuar me ritme të larta si në fushë ashtu edhe jashtë saj në merkato.

Teksa trajneri i ri Sormani njihet me skuadrën, tek të kuqtë janë afruar edhe disa lojtarë për të bërë provat. Ditën e djeshme Newsport.al, raportoi për afrimin e sulmuesit të krahut, i quajtur Pablo, i cili është duke kryer provat me të kuqtë. Një tjetër futbollist që po zhvillon provat me ekipin e Partizanit është edhe Davide Lorenzo, 25 vjeç dhe luan si sulmues krahu i majtë.

I dalë nga Akademia e Juventusit, sipas Transfermarkt, Lorenzo në dhjetor të 2018 është transferuar tek klubi i Leicester në Angli, ndërsa në Korrik është larguar. Ai ka luajtur gjithashtu edhe në Amerikë e Zvicër me ekipe të kategorive të ulta. Nga ajo që mësohet paraprakisht është se sulmuesi i krahut të majtë, nuk ka gjetur veten tek ekipi i Partizanit dhe me shumë mundësi mund të mos arrihet akordi për të qëndruar, raporton Newsport.al.

1 0
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close