Llapi prezanton zëvendësuesin e Plakut, është një sulmues shkodran

Read Time:35 Second

Pasi lejoi kalimin e Sebino Plakut te Gjilani, që lufton për titull kampion, skuadra e Llapit të Podujevës e zëvendësoi sulmuesin kryeqytetas me futbollistin 29-vjeçar shkodran, Jasmin Raboshta.

Ky i fundit e kishte nisur sezonin me skuadrën e Vushtrrisë, ndërsa me Llapin ka nënshkruar deri në mbyllje të sezonit me opsionin për rinovimin edhe një tjetër vit, nëse palët mbeten të kënaqura me njëra-tjetrën.

Jasmin Raboshta është një sulmues i dalë nga ekipet e moshave të Vllaznisë dhe ka një karrierë të pasur në futbollin shqiptar, ndërsa së fundi kishte provuar edhe një eksperiencë në ligat e ulëta të Turqisë./Top-Channel

0 0
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close