Klubi i Kategorisë së Parë në emergjencë për lojtarë, trajneri do patjetër tri afrime.

Read Time:1 Minute, 33 Second

Pas më shumë se një jave pushimi, nën drejtimin e trajnerit Elvis Plori lojtarët e Besëlidhjes nisin sot minifazën përgatitore dimërore. Me largimin e tre futbollistëve, portierit Bajri dhe dy guineasve Kamara dhe Soumah, skuadra lezhjane është në emergjencë dhe duhet t’i zëvendësojë sa më parë këta të larguar.Nga burime brenda klubit lezhjan mësohet se do të afrohen tre futbollistë, një portier dhe një sulmues qendre nga Serbia, si dhe një mesfushor qendre nga Superiorja. Një fakt që e ka pohuar edhe trajneri Plori. Dy futbollistët serbë do t’i bashkohen Besëlidhjes më 9 janar në stërvitje. Për sulmuesin gazeta mëson se është i moshës 23 vjeç dhe se është prodhim i akademisë së Crvena Zvezdës, klubit të madh serb.Tashmë është kthyer në traditë që në radhët e Besëlidhjes të ketë edhe futbollistë të vetofruar për t’u provuar dhe kështu do të ndodhë edhe këtë radhë. Besëlidhja ka si objektiv ngjitjen në Superiore, por barazimi në Rrogozhinë ndaj Egnatias dhe përjashtimi i Shkumbinit nga kampionati i hoqën 5 pikë, duke ia zgjeruar hendekun që e ndan nga Kastrioti kryesues në 7 pikë, një diferencë e madhe dhe e vështirë për t’u rikuperuar.
Po ashtu, mësohet se ai fillimisht është aktivizuar në Zvicër, ndërsa aktualisht luan në kampionatin boshnjak, në ligën e parë. Edhe portieri është 23 vjeç dhe ka tri sezone që mbron portën e Sindjeliçit të Beogradit, që militon në Ligën e Parë të kampionatit serb. Për mesfushorin që do të vijë nga Superiorja do të mësohet më shumë pas grumbullimit të Besëlidhjes, kur do të bëhen të ditur emrat e atyre që do të përforcojnë skuadrën e trajnerit Plori.

2 2
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
100 %

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close