FC Prishtina/ golashënuesit më të mirë pas luftës dhe aktual

Read Time:55 Second

Golashënuesit më të mirë pas luftës dhe aktual

1999-2019: 136 lojtarë kanë shënuar 1166 gola

Duke mos i llogaritur 7 autogolat nga futbollistët kundërshtar nga paslufta, 1999 deri në përfundim të vitit 2019, në të gjitha garat zyrtare, FC Prishtina ka shënuar 1166 gola me 136 realizues.

Të top 15-she, prin Sheremet Isufi me 60 gola të shënuar (3 herë het-trik dhe 12 herë dopio) i cili nga 117 ndeshje zyrtare ka mesatare prej 0.51 golave për ndeshje, mesatarja më e mirë nga të gjithë futbollistët.

Në top-15she nga futbollistët aktiv ndodhet vetëm Gauthier Mankenda me 27 gola nga 116 ndeshje, apo 0.23 gola për ndeshje.

Nga futbollistët aktiv i dyti renditet Ahmed Januzi me 20 gola nga 71 ndeshje, apo 0,28 gola për ndeshje. Gjithsejtë janë 14 futbollistë aktual të skuadrës që kanë shënuar gola për fanellën bardhekaltër.

Kurse, deri sa Azem Ahmeti udhëheq me 254 ndeshje pas luftës, nga futbollistët aktiv shumë lart renditen Lorik Boshnjaku me 136 dhe Armend Thaqi me 133 paraqitje nga numri i ndeshjeve të cilat do t’i prezantojmë më gjerësisht ditëve në vijim.

0 0
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close