Read Time:50 Second

Mesfushori nga Kosova do të largohet nga Wolfsburg në huazim, por do të mbetet pjesë e Bundesligas.

Skuadra e tij e ardhshme është Koln, një skuadër me traditë të madhe në futbollin gjerman që ka fituar garën për yllin kosovar.

Koln ka fituar garën për t’i marrë shërbimet e Rexhebeçajt me skuadrat tjera si Augsburg, Hannover 96 e Fortuna Dusseldorf.

22-vjeçari do të qëndrojë në huazim te Koln për një vit e gjysmë dhe do të rikthehet në Wolfsburg në verën e vitit 2021.

Rexhbeçaj edicionin e kaluar zhvilloi 26 ndeshje me Wolfsburgun, por këtë edicion paraqitjet e tij kanë qenë të kufizuara.

Arsyeja e largimit të tij nga Wolfsburg ishte për të luajtur më shumë, pasi lojtari është ende i ri dhe është e nevojshme të luaj çdo javë.

Mesfushori i talentuar mund të ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës qysh në ndeshjet e muajit mars. / Telegrafi

1 0
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close