Guardiola/ Fernandinho qëndron

Read Time:44 Second

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e Fernandinho.

Guardiola është i bindur se ylli brazilian i City, Fernandinho, do të vazhdojë kontratën e tij për qëndrimin tek ‘Citizens’.

Mesfushori do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni, por trajneri spanjoll beson se ai do të vazhdojë qëndrimin.

“Është problem i Txiki, jo i imi. Sigurisht, dua që ai të qëndrojë. Kam besimin dhe jam i kënaqur për tri vite gjysmë tona” ka thënë Guardiola për Fernandinho, transmeton lajmi.net.

“Ai nuk ka pse të më bind mua. Ai më ka bindur qysh në ditën e parë, tri vite e gjysmë më parë, kur filluam të punojmë së bashku” shtoi Pep.

Braziliani së fundmi i ka shërbyer Guardiolas edhe në qendrën e mbrojtjes. /Lajmi.net/

0 0
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close