Mavraj: Asnjë nuk trembet nga ndeshja e radhës!

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, do të ketë një përballje interesante këtë javë në Bundesliga II. Ingolstadt, skuadra aktuale e Mavrajt, do të përballet me Këlnin, ekip me të cilin mbrojtësi kuqezi ka luajtur më herët në Gjermani. 

Madje këtu ka pasur edhe arritjet të rëndësishme të karrierës, duke fituar përvojë, e cila i shërbeu më pas për transferimin te Hamburgu.

Ai ka folur për faqen zyrtare të klubit, pak ditë para këtij takimi, duke treguar fillimisht se skuadra po ecën mirë, pasi po punohet në grup. “Kemi pësuar më pak sepse tregohemi të gjithë të vëmendshëm”-ka thënë fillimisht Mavraj. 

Nëse flas për kohën time këtu, mund të them se ne komunikojmë shumë me njëri-tjetrin dhe në përgjithësi mbrojmë më lartë dhe më shpejtë, gjë që e bën punën më të lehtë”-ka thënë më tej Mërgim Mavraj.

Dhe në fund, Mërgim Mavraj komenton përballjen me ish-ekipin e tij, Këln. “Asnjë në skuadër nuk trembet nga ndeshja e radhës. Përveç kësaj, unë besoj se ne mund të përshtatemi me stilin e tyre të lojës”-përfundon qendërmbrojtësi. 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *