Azdren Llullaku: Meritoj një shans nga Panucci

Azdren Llullaku është një nga lojtarët më në formë të momentit të kombëtares shqiptare. Sulmuesi kuqezi është duke bërë një sezon të shkëlqyer në kampionatin rumun me Astran, sepse ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar 8 herë deri më tani për ekipin e tij. Këto janë statistika që duhet të merren në konsideratë, kur vjen puna për grumbullimin në ekipin kombëtar. 

Telesport ka intervistuar sulmuesin nga Istogu, i cili ka rrëfyer momentin e mirë të karrierës që po kalon. 31-vjeçari tregon se rikthimi në Rumani ka qenë pozitiv për të, ndërsa shprehet se me formën që ka është duke pritur një ftesë nga kombëtarja.

Llullaku flet edhe për merkaton, teksa zbulon se në janar pati disa oferta, por qëndroi në Rumani, pasi sipas tij, merkatoja e verës është më e mirë se e janarit. Tashmë që Armando Vajushi dhe Valdet Rama, dy ish-futbollistë të kombëtares, kanë zgjedhur të luajnë në Superligën shqiptare, edhe Llullaku thotë se do të donte të luante një ditë në Shqipëri, nëse do të kishte një ofertë të mirë.

-Azdren, 7 gola dhe 8 asiste këtë sezon, një rikthim pozitiv për ty…

-Një rikthim shumë pozitiv për mua, edhe i ekipit. Jemi duke bërë ndeshje të mira, kemi një ekip shumë të vlefshëm.

-Vijoni ndeshje pas ndeshjeje të merrni rezultate pozitive, i arrini kupat e Europës?

-Tani që jemi matematikisht në “play-off”, po luftojmë për një pozicion në vendet e para, duke shpresuar në kualifikimin për në Europa Legaue vitin e ardhshëm.

-Në ndeshjet kur ke shënuar dhe keni fituar me ekipin, ju kemi parë të bëni një festim unik në dhomat e zhveshjes. Na trego diçka më shumë për këtë?

-Kemi rezultate pozitive, jemi një grup shumë shumë i mirë. Pas çdo ndeshje pozitive bëjmë një festim si grup, kjo sepse jemi një ekip i mirë, bëjmë rezultate të mira. Vetëm kështu do të arrijmë një vend në kupat e  Europës. 


-Po në kampionatin shqiptar, mendon të luash një ditë?

-Po patjetër, mund të jetë dhe një variant Superliga e Shqipërisë. Mund të vij aty, nuk i dihet, nëse ka diçka të mirë, normal që do të vija dhe në Superligë

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *