Amir Abrashi rrëfen makthin e dëmtimit dhe rikthimin

Pas fitores 5-1 në shtëpi kundër FC Augsburg dhe në prag të transfertës së të shtunës në fushën e Bayer Leverkusen, ka folur mesfushori shqiptar, Amir Abrashi. I rikthyer pas dëmtimit të gjatë, futbollisti i kombëtares kuqezi është rrëfyer për faqen zyrtare të klubit (scfreiburg.com). 

Amir, si shpërblim për fitoren 5-1, stafi teknik ju la pushim dy ditë; përveç të dielës, edhe të hënën. Si e përdorët këtë kohë?
 
Ishte shumë mirë që pushuam këto dy ditë. Kjo nuk ndodh shpesh. Unë u ktheva në shtëpi, vizitova prindërit në Zvicër.

A u kthyet në situatë normale?
 
Sigurisht, tani jam plotësisht i qetë. Megjithatë, nuk do të zgjasë shumë. Të shtunën është ndeshja tjetër dhe natyrisht që duhet t’i rris ngarkesat përsëri.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *