Shikoi 55 ndeshje ne 55 vende, anglezi zgjedh ndeshjen Drita – Liria si më të bukurën që e pa

Një tifoz anglez i quajtur Matt Walker kishte vendosur të udhëtoj në 55 shtete të ndryshme të botës.

Në mesin e 55 shteteve ishte edhe Kosova me të vetmin qëllim që të shoh ndeshje futbolli.

Walker kishte shikuar nga afër ndeshjen mes Dritës dhe Lirisë ku në fund triumfuan vendasit me rezultat të ngushtë 4-3.

“Është e vështirë të zgjedh, por ndeshja në Kosovë ishte e pabesueshme. Shkova për ta shikuar ndeshjen Drita – Liria”.

“Drita po udhëhiqte 3 me 1, më pas Liria shënoi dy herë në dhjetë minutat e fundit. Kurse Drita ia arriti ta fitojë takimin në minutat e fundit. Ndeshja dhe menaxhmenti ishin të mahnitur. Pas ndeshjes më ftuan për të festuar fitoren së bashku me ekipin”, ka thënë Walker për BBC MOTD.

Video është shpërdarë nëpër rrjetet sociale ku ka marrë mijëra shikime dhe komente/Telegrafi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *