Firma e njohur NIKE zbulon transferimin e Coutinhos te Barcelona, i fton tifozët të personalizojnë fanellën e tij falas deri më 6 janar

Sipas faqes zyrtare të firmës së njohur të veshmbathjeve Nike, ylli brazilian, Philippe Coutinho ka përfunduar transferimin e tij te gjiganti katalunas, Barcelona.

E ardhmja e yllit të Liverpoolit ka qenë në ajër dhe mes shumë thashethemeve në Anfield, që nga afati kalimtar i verës kur Redsat hodhën poshtë ofertat që tejkalonin shifrën e 100 milionë funteve për shërbimet e tij.

Por tani, duket, se marrëveshja është bërë … gjithmonë nëse faqja zyrtare e internetit e firmës së njohur Nike duhet të besohet.

Referimi i reklamës kishte një titull “Ku ndodh magjia” dhe shkruan: “Philippe Coutinho është gati për të ndezur Camp Noun”.

“Merr fanellën tuaj të FC Barcelona për sezonin 2017/18 me emrin e ‘magjikut’ në të”.

“Vepro shpejt – personalizimi falas vetëm deri në 6 janar”, shkruan në postimin e Nike / Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *