NIMAGA MUNGON NË KIEV

Skënderbeu do të luajë pa një prej yjeve të skuadrës, në ndeshjen e parë të grupeve të Europa League, në fushën e Dinamos së Kievit. Bakari Nimaga do të jetë mungesa e vetme e korçarëve për sfidën e kësaj të enjteje në stadiumin “Olimpiyskiy”.

Shkak është bërë kartoni i kuq, me të cilin mesfushori nga Mali u ndëshkua në ndeshjen e kthimit në fazën play-off përballë Dinamos së Zagrebit. Për fazën e grupeve, UEFA i anulon të gjithë kartonët e verdhë të marrë gjatë sfidave kualifikuese, por ky rregull nuk aplikohet edhe për kartonët e kuq./shekulli.com.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *