TREPÇA’89 FITON ME REZULTAT TË NGUSHTË, VËLLAZNIMI BINDËS

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 3-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra kampione në fuqi, Trepça ‘89 e ka mposhtur Drenicën, me rezultat 1:0, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Florent Hasani në minutën e 33-të. Në ndeshjen tjetër Vellaznimi e ka mposhtur Vllazninë e Pozheranit, me rezultat bindës, 3:0. Golat për skuadrën gjakovare i shënuan Egzon Gashi (6’), Zeneli (30’) dhe Paolo Ivani (60’)./FFK-KOSOVA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *