PRISHTINA ARRIN FITOREN E DYTË, FLAMURTARI MERR PIKËN E PARË

Sot janë zhvilluar dy ndeshje tjera në kuadër të javës së 3-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina ka realizuar fitoren e dytë në këtë edicion, pasi si vendase në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, e ka mposhtur Lirinë, me rezultat të ngushtë, 1:0. Golin e fitores për bardhekaltrit e kryeqytetit e ka shënuar Armend Dallku, me gjuajtje me kokë nga afërsia pas harkimit të Mentor Mazrekajt në minutën e 86-të. Do theksuar se Prishtina nga minuta e 70-të luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Debatik Currit. Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në Gjilan, Drita dhe Flamurtari e mbyllën ndeshjen pa gola. Për skuadrën kuqezi të kryeqytetit kjo është pika e parë e fituar pas rikthimit në elitë. Drita e dominoi ndeshjen dhe pati shumë raste shënimi, por nuk arriti ta gjejë rrugën e golit të fitores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *