Çmohet portieri Visar Bekaj

Bekaj ka shkëlqyer me Përfaqësuesen e Kosovës U21

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka zhvilluar dy ndeshje kualifikuese. Të parën e ka fituar me Norvegjinë 3:2, ndërsa mbrëmë me gjithë humbjen nga Gjermania (1:0), portieri ynë Visar Bekaj ka shkëlqyer dhe ka marrë vlerësime edhe nga mediet gjermane.

Ndërsa nuk ishin në grumbullim dy futbollistët e rinj të Prishtinës, Blend Baftiu (i huazuar në Flamurtar) e Arbër Hoxha (në Besë). Me Bekajn në portë u vërtetua edhe një herë se të rinjtë tanë vendor kanë cilësi të grumbullohen e jo të mënjanohen, sidomos kur është rasti i Bleon Sekiraqës që U17 nuk e fton se është i “vjetër” e U19 nuk e fton se është i “ri”, përderisa ky është çmuar jashtëzakonisht shumë nga U19 e Greuther Furth./fcprishtina.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *