Ujkani bëhet me skuadër të re?

Skuadra e Empolit, e cila garon në Serie B, ka shfaruar interesim për portierin e Kosovës, Samir Ujkani
Samir Ujkani mund të mbetet sërish në Serinë B. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, i cili në sezonin e shkuar luajti në kategorinë e dytë italiane me skuadrën e Pisës, ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Empolit, që janë duke kërkuar për një portier titullar.

Këta të fundit janë duke punuar për ndërtimin e skuadrës që do të tentojë të ringjitet në Serinë A pas rrëzimit në sezonin që lamë pas. Kartoni i Ujkanit zotërohet nga Genoa, e cila nuk e ka në plane portierin, ndaj te Empoli besojnë se mund të arrijnë një marrëveshje për më pak se 1 milion euro.

Në rast se ky transferim realizohet, atëherë numri i futbollistëve shqiptare në këtë skuadër do të shkonte në 3. Mbrojtësit Frederik Veseli dhe Kastriot Dermaku janë dy futbollistët e tjerë kuqezinj që janë pjesë e Empolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *