Astana huazon Lullakun

Azdren Llullaku nuk i ka përmbushur pritshmëritë tek klubi kazak Astana.

 Kjo arsye ka bërë që të huazohet vetëm pas gjashtë muajsh qëndrim tek gjiganti nga Kazakistani.

Sulmuesi i Kombëtares do t’i bashkohet Tobolit, skuadër tjetër kazakistanase.

Gjatë gjashtë muajve të parë ai realizoi vetëm një gol, ndërkohë që nuk ka qenë zgjedhje e parë e stafit teknik.

Llullaku shkëlqeu në pjesën e parë të sezonit të shkuar me Gaz Metanin në Rumani, duke shënuar 16 gola, çka bëri që edhe ofertat për sulmuesin anësor të jenë të shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *