Ajeti mbetet në Seria A?

E ardhmja e Arlind Ajetit mund të jetë larg Torinos, por jo larg Serisë A. Klubet italiane vlerësojnë pozitivisht futbollistin e përfaqësueses shqiptare, edhe pse ai dështoi në edicionin e tij të parë te Torino.

Me sa duket, në Itali janë të bindur se Ajeti thjesht nuk përshtatej me skemat dhe kërkesat e trajnerit Mihajloviç te Torino, ndërsa në një skuadër tjetër, mund të tregojë përsëri vlerat e tij.
Ndaj gjatë javëve të fundit është përfolur vazhdimisht për skuadra si Benevento, Krotone e SPAL, të interesuar për futbollistin shqiptar.

Pikërisht ky klub i fundit është gati t’i besojë mbrojtësit shqiptar një vend si titullar në sezonin e ri në Serinë A dhe sipas mediave italiane, ka filluar bisedimet konkrete me Torinon për transferimin e tij. SPAL ka financa më të kufizuara, ndaj nuk mund ët shpenzojë shuma të mëdha. Për këtë arsye, po diskutohet formula e huazimit të mbrojtësit shqiptar, me objektivin që ai të jetë një nga shtyllat e prapavijës në sezonin në Serinë A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *