Shqipëria humb Ajetin, të premten zyrtarizohet ftesa nga Zvicra

Faj i De Biasit sepse e ka mbush sulmin me 5 sulmues dhe nuk le hapsire per super talente

Pas vëllezërve Xhaka, Shqipëria dhe Zvicra do të ndajnë edhe vëllezërit Ajeti. I madhi, Arlindi, luan me kuqezinjtë prej dy vitesh dhe ka qenë një ndër protagonistët e Euro 2016. I vogli, Albiani, pritet që shumë shpejt të veshë fanellën e përfaqësueses së Zvicrës, me të cilën duhet theksuar se ka luajtur në të gjitha grupmoshat.

ajeti

Pas një sezoni të shkëlqyer me St. Galen, që bleu për 1 milion franga kartonin e tij nga Augsburgu, vlera e Albian Ajetit është rritur ndjeshëm. Mediat zvicerane fillimisht raportuan sot se Bazeli është gati të riblejë futbollistin, të cilin e largoi një vit e gjysmë më parë.

albian ajeti

Ndërsa së fundmi, bëhet e ditur se duke u përballur me një krizë të mirëfilltë dëmtimesh dhe mosaktivizimi të lojtarëve në repartin sulmues, trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç, pritet të përfshijë emrin e 20-vjeçarit në listën për miqësoren me Bjellorusinë dhe ndeshjen zyrtare ndaj Ishujve Faroe.

Albian Ajeti, bashkë me vëllain e tij binjak Adonis, ka pasaportën shqiptare, ashtu si Arlindi. Mendohej se të dy së shpejti do t’i bashkoheshin përfaqësueses kuqezi, për të dhënë kontributin e tyre.

albian ajeti

Por ndërsa FSHF nuk ka bërë hapa konkretë në këtë drejtim, përveç pajisjes me pasaportë dy vite më parë, Zvicra është vënë në lëvizje dhe me sa duket, ka siguruar të ardhmen me një tjetër sulmues shqiptar që pritet të bëjë emër në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *