Roshi dhe Berisha luajnë në “festën e titullit kampion”, Balaj mbetet në stol

Futbollistët shqiptarë që luajnë në Rusi kanë parë sot nga afër festën e titullit kampion, por jo të skuadrës së tyre. Terek Grozni i treshes Balaj-Roshi-Berisha, sot ka luajtur në fushën e Spartakut të Moskës, që kishte siguruar titullin kampion i Rusisë që në javën e kaluar, por nuk kishte mundur të festonte këtë arritje me tifozët.

18485286_763669683810996_6684119748079416867_n

Spartak priste sot Terekun në “Otkrytiye Arena”, të mbushur si për festë dhe ka dhuruar një paraqitje të denjë për një ngjarje të tillë, pasi klubi nuk e fitonte trofeun më të rëndësishëm kombëtar që nga viti 2001. Glushakov shënoi dy gola të shpejtë, ndërsa Promes realizoi në minutën e 74-t për të arritur suksesin 3-0.

Balaj - Roshi - Berisha

Futbollistët shqiptarë e filluan ndeshjen nga stoli i rezervave, siç ka ndodhur rregullisht në ndeshjet e fundit. Roshi hyri në fushën e lojës në minutën e 76 të takimit, kurse Berisha në minutën e 89-të. Ndërkaq, Balaj nuk luajti asnjë minutë në këtë sfidë, e cila u mbyll me një pushtim fushe nga ana e tifozëve që festuan bashkë me ekipin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *