Gjimshiti humb finalen e mbijetesës me Avelinon

Avelino do të luajë në finalen e sezonit pa “ministrin e mbrojtjes”. Skuadra e Serisë B që po diskuton mbijetesën në këtë kategori, në fundjavë do të përballet me Latinën ku duhet patjetër të fitojë, por trajneri Novelino i duhet të bëjë llogaritë pa mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

gjimshiti

Berat Gjimshiti nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës së tij për këtë 90-minutësh vendimtar për shkak se është i pezulluar prej kartonëve.

Shqiptari ka qenë një pikë e rëndësishme në repartin e prapavijës, sa edhe mediat vendase e kanë cilësuar si “ministrin e mbrojtjes” për skuadrën e Avelinos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *