Nuk e merr as Shqipëria e as Kosova, ftohet nga Belgjikën

 

Menaxheri i përfqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku po përpiqet t`i rrëmbejë të gjithë talentët kosovarë që luajnë nëpër Europë, por ai duket se ka dështuar në një rast. Bëhet fjalë për shqiptarin nga komuna e Vitisë, Din Sula. Këtë talent se ka harruar vetëm Kosova por edhe Shqipëria.

Sula nuk ka marrë asnjë ofertë nga përzgjedhësi Bunjaku dhe De Biasi. Mesfushori  me tipare sulmuese, së fundmi është ftuar nga Kombëtarja e Belgjikës U-19.

Talenti Sula pritet të luaj ndeshjen e parë kundër Suedisë më 23 mars në kuadër të kualifikimeve për Europianin. Përveç Suedisë, Sula do të ballafaqohet edhe me U-19 e Italisë dhe Irlandës.

Kujtojmë se lojtari i ekipit belg Leuven, në një intervistë dhënë për “Talentët.eu” kishte deklaruar se pret ofertë nga Kosova ose Albania, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Listës me talente të humbura fatkeqsisht i shtohet edhe ky talent!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *