Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës kundër Islandës

Përfaqësuesja e Kosovës e pret në “shtëpi” kombëtaren e Islandës për ndeshjen e Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Menaxheri i përfaqësueses, Albert Bunjaku sot bëri zyrtare listën e lojtarëve për këtë super përballje që luhet në Shkodër të Shqipërisë, shkruan IndeksOnline

Bunjaku ka përzgjedhur 23-ën më të mirë për këtë takim, ndërsa për Kosovën priten edhe shumë debutime. Duke filluar nga Besart Berisha sulmuesi që bëri histori në Australi e deri te Atdhe Nuhiu e Donis Avdijaj.

Ndërsa formacioni i mundshëm për këtë ndeshje pritet të jetë ky si në vijim./IndeksOnline/

Kosova: Samir Ujkani; Fanol  Perdedaj, Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Mergim Vojvoda; Hekuran Kryeziu, Valon Berisha, Milot Rashica, Bernard Berisha, Bersant Celina; Besart Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *