Hysaj kërkon stadiumin plot:

Elseid Hysaj e njeh mirë Serinë A dhe kombëtaren italiane, me disa lojtarë “axurrë” që i ka shokë skuadre e shumë të tjerë që i has çdo javë.

Shkodrani ka mbërritur në Tiranë dhe duke folur për Top Channel, tregohet optimist për ndeshjen kundër Italisë: “Duhen pikë sepse po nuk morëm as këtu pikë do bëhet shumë e vështirë. Shpresoj që të vijnë të gjithë shqiptarët, siç bëjnë gjithmonë të na mbështesin. Besoj se do të futemi në fushë me një mendim që mund ta mundim edhe ne Italinë. Kështu që duhet të futemi në fushë të qetë, të luajmë lojën tonë dhe të shohim në fund çfarë do të ndodhë. Besoj se Palermo do të jetë pak larg, por tifozët tanë mund të arrijnë në disa mënyra, nëse duan ta shohin ndeshjen. Dhe besoj do të jenë të shumtë ata që do ta bëjnë”.

Përballë Hysajt do të jetë Lorenco Insinje, shok skuadre dhe një ndër yjet e Serisë A: “Me Lorenco Insinjen kemi bërë shaka rrugës edhe kur ishim në Napoli. Ne do të luajmë kundër njëri-tjetrit, sepse atij i takon të luajë në krahun tim. Kur të vijë ndeshja dhe do të shohim nëse do të luajmë. Do të jetë një ndeshje e bukur si për mua ashtu edhe për atë. Pas ndeshjes i thashë ‘nuk do flasim më bashkë, se jemi kundërshtarë’. Por janë gjëra futbolli të bukura këto”, shprehet mbrojtësi i kombëtares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *