Programi i Kombëtares, stërvitjet dhe Konferencat për shtyp

xhani

Të nderuar Kolegë!
Për një koordinim të plotë dhe rakordim me Redaksitë tuaja, Zyra e PR në FSHF ju bën me dije edhe programin e plotë të skuadrës kombëtare të futbollit (sa i përket pjesës mediatike), për sfidën zyrtare eleminatore me Italinë në 24 mars, por edhe për ndeshjen miqësore me Bosnjen në 28 mars, në Elbasan. Ndërkaq, Konferenca për shtyp e trainerit të skuadrës kombëtare të futbollit Giovanni De Biasi do të zhvillohet ditën e hënë në datë 20 mars, ora 10.30 në ambjentet e FSHF-së, në sallën e zakonshme të Konferencave për shtyp. Në ditët në vijim të grumbullimit do t’ju bëjmë me dije edhe futbollistët që do të dalin në konferencë për shtyp, teksa, si përherë një ditë përpara ndeshjes, këtë radhë në Palermo do të dalë përpara mediave, traineri dhe kapiteni. Faleminderit dhe Punë të Mbarë!

Të hënën, datë 20/03
Ora 10.30 – KONFERENCA PER SHTYP E TRAINERIT GIOVANNI DE BIAZI
(Në ambjentet e FSHF-së për listën e lojtarëve të grumbulluar, etj)
Ora 17.30 – Stërvitje e ekipit Kombëtar të futbollit

Të Martën, datë 21/03
Ora 10.30 – Stërvitje e skuadrës
Ora 12.30 – Konferenca për shtyp
Ora 17.30 – Stërvitja e Skuadrës

Të martën datë 22/03
Ora 10.30 – Stërvitja e skuadrës
Ora 12.30 – Konferenca për shtyp
Ora 17.30 – Stërvitja e skuadrës

Të enjten, datë 23/03
Ora 10.15 – Stërvitja e Skuadrës (Tropikal)
Ora 18.45 – Konferenca për Shtyp
Ora 19.30 – Stërvitja në “Renzo Barbera” (ITALI)

E premte, datë 24/03 – (Dita e ndeshjes)
Ora 11.30 Streçingu muskular
Ora 20.45 – Ndeshja eleminatore zyrtare ITALI vs SHQIPERI
Pas ndeshjes Konferenca e zakonshme per Shtyp

E shtunë, datë 25/03
Ore 12.00 – Mbërritja në Tiranë
Ore 14.00 – Konferencë për Shtyp
Ora 17.30 – Stërvitja e skuadrës

E djelë, datë 26/03
Ora 12.00 – Konferenca për shtyp
Ora 17.30 – Stërvitja e Skuadrës

E hënë, datë 27/03
Ora 11.00 – Stërvitja e skuadrës
Ora 16.30 – Konferenca për shtyp (vetëm traineri e kapiteni)
Ora 17.00 – Stërvitja e skuadrës

E martë, datë 28/03
Ora 18.00 – ndeshja miqësore, SHQIPËRI vs BOSNJE
Pas ndeshjes Konferenca e zakonshme per Shtyp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *