Shpallet Lojtari dhe Talenti i vitit. E jashtzakonshme, listen e kryesojne dy vëllezer!

Vellezerit Ajeti ne krye te sondazheve per 2016. Si kurre me pare ne keto 11 vite cmimin e pare e marrin dy vellezer

Arlind Ajeti futbollisti më i mirë i vitit 2016-të, Albion AJETI, Talenti më i mirë në 2016. Keshtu rezultoi sondazhi i Talentet.eu, nje portal ne Gjermani prej 11 vitesh online.

Për të 11 –in vit pa ndërprerje Talentet.com & Zyra e Zbulimit të Talentëve, në bashkepunim me shumë faqet prestigjioze sportive anembanë trojeve dhe forume të ndryshme sportive, organizuan edhe këtë vit sondazhin për zgjedhjen e lojtarit edhe talentit më të mirë kuqezi.

Një ndër organizatorët më kryesorë në këtë 12 vjetor të organizimit të sondazhit ka qëne media e fuqishme edhe ndër më të mëdhajat në Ballkan, www.balkanweb.com &CO.

Pas grumbullimit edhe numurimit të votave nga të gjitha mediat që bashkëpunuan në këtë sondazh fitues dolën Arlind Ajeti dhe Albion Ajeti.

Arlind AJETI ka grumbulluar 13%, (530 Vota) të votave, në vënd të dytë tifozët kanë votuar për “luanin e mesfushes” Taulant XHAKA, i cili ka marrë 13%, (515 Vota) të votave dhe në vend të tretë u rendit mbrojtesi Elseid Hysaj 13%, (515 Vota) të votave.

 

Në këtë sondazh kanë votuar 7406 tifozë, ku nuk ka qenë e mundur që nga e njëjta IP të votohej dy herë. Ky është numri total i votuesve pas mbledhjes së votave në të gjitha faqet ku ishte publikuar sondazhi.

Është viti i 11-te që Talentet.com në bashkëpunim me media të tjera organizon çmimin e vitit, ku dhe është çmimi me i bukur për çdo lojtar, pasi vetë tifozët kanë mundësinë të votojnë për lojtarin e tyre të zemrës.

Anketa zgjati rreth një muaji dhe ngjalli një interesim jashtëzakonisht të madh nga shumë sportdashës anembanë botës, të cilët me anë të votës së tyre shprehen dhe mirënjohjen për lojtarin e tyre të zemrës.

Arlind AJETI, futbollisti më i mirë i vitit 2016-të,

Renditja përfundimtare për lojtarin dhe talentin më të mirë :

Best Albanian Football Players 2016
• Arlind AJETI (13%, 530 Votes)
• Taulant XHAKA (13%, 515 Votes)
• Elseid HYSAJ (11%, 420 Votes)
• Armando SADIKU (10%, 415 Votes)
• Mergim MAVRAJ (10%, 398 Votes)
• Odise ROSHI (10%, 379 Votes)
• Bernard BERISHA (9%, 379 Votes)
• Milot RASHICA (7%, 280 Votes)
• Burim KUKELI (6%, 240 Votes)
• Amir RRAHMANI (5%, 208 Votes)
• Hekuran KRYEZIU (3%, 118 Votes)
• Valon BERISHA (3%, 101 Votes)
Total Voters: 3,954

Ndërsa Talenti më i mirë për vitin 2016 është zgjedhur Albian AJETI për të cilin kanë votuar 13%, (432 Vota) e votuesve i ndjekur nga Thomas STRAKOSHA me 12%, (409 Vota) dhe vendin e tretë e ka marrë Liridon LATIFI me 12%,(408 Vota) Vota.

Albian AJETI Talenti më i mirë për vitin 2016

Best Albanian Football Talents 2016
• Albion Ajeti (13%, 432 Votes)
• Thomas Strakosha (12%, 409 Votes)
• Liridon Latifi (12%, 408 Votes)
• Rei Manaj (12%, 399 Votes)
• Eros Grezda (10%, 350 Votes)
• Mergim Berisha (9%, 303 Votes)
• Bersant Celina (9%, 300 Votes)
• Andi Zeqiri (9%, 297 Votes)
• Valdrin Mustafa (8%, 286 Votes)
• Meritan Shabani (8%, 268 Votes) Total Voters: 3,452

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *