Tramezzani prezantohet te Lugano

Paolo Tramezzani do të jetë trajneri i ri i skuadrës zvicerane Lugano.

Trajneri që ishte pjesë e stafit të Gianni de Biasit dje e shkëputi kontratën me Kombëtaren shqiptare.

Ai është njëri ndër më meritorët për sukseset e Shqipërisë, pasi puna e tij e madhe kishte të bënte me rekrutimin e lojtarëve të rinj te Kombëtarja.

Në anën tjetër ai mbrëmë është prezantuar si trajner i Luganos.

Tramezzani ka punë të vështirë pasi duhet ta shpëtoj Luganon nga rënia pasi gjendet në vendin e tetë më 18 pikë, dy më pak se vendi i fundit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *