Ju tregoj se mund t’ia dal

Donis Avdijaj shënoi golin e parë në Bundesligë për Schalken të martën mbrëma. Mirëpo, ai realizoi në kohën shtesë dhe nuk kishte mundësi shmangte humbjen e ekipit të tij, që u mposht 2-1 nga Hamburgeri.

Gjithsesi ai nuk mund ta fshehte gëzimin që e përshkoi shënimi i parë në elitën e futbollit gjerman. Përballja me Hamburger ishte edhe debutimi i tij me Schalken në Bundesligë dhe kjo duket se u mundësua falë mungeses së disa futbollistëve ofansiv që momentalisht nuk mund të luajnë për shkak të lëndimit.

“Natyrisht që jam gëzuar për golin që shënova, por edhe më vjen keq që aq shumë sulmues tonë janë të lënduar”, deklaroi futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës për mediat gjermane, përcjell Gazeta Metro.

Por, a do të mund ta shfrytëzojë këtë situatë kosovari për të luajtur më shpesh edhe kur të kthehen futbollistë si Huntelar.

“Dua të tregoj se mund t’ia dal”,ka thënë Avdijaj.

Donis Avdijaj pritet të debutojë me Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen e ardhshme kualifikuese kundër Islandës. Para se të kthehej te Schalke, ai kaloi dy sezone të suksesshme si lojtar i huazuar te Sturm Graz në Bundesligën austriake./gazetametro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *