Ajeti me kombëtaren, Torino e mësoi vetëm në stërvitjen e sotme

Kthimi i Arlind Ajetit në kombëtaren shqiptare të futbollit ka qenë një lajm i gëzueshëm për futbollistin e përfaqësueses i cili kishte munguar në takimet e shtatorit dhe tetorit për shkak dëmtimi. Ndërsa lojtari ka marrë me entuziazëm ftesën e shumëpritur dhe ka udhëtuar drejt Shqipërisë që të dielën, duket se për një arsye ose tjetrën, klubi i Torinos nuk ishte në dijeni të këtij fakti.

 

Sipas mediave italiane, Ajeti pritej në stërvitjen e sotme të Torinos dhe mungesa e tij kishte bërë të lindin shumë pikëpyetje rreth të ardhmes së futbollistit në klub.  Por pasi klubi telefonoi lojtarin për të kuptuar se pse nuk ishte vënën nën urdhërat e Mihajloviç, u njoftua për ftesën e tij në kombëtare, ndërsa mori konfirmimin edhe nga FSHF.

Nuk është bërë e ditur se si ishte e mundur që Torino nuk ishte lajmëruar për këtë ftesë, por gjithsesi, klubi ishte i lumtur që lojtari i ishte bashkuar kombëtares dhe nuk kundërshtoi, aq më shumë për faktin se De Biazi është një mik i presidentit Urbano Kairo.

 

Kësisoj, vetëm gjatë pasdites së sotme ka bërë edhe njoftimin përkatës në faqen e vet të Internetit për kthimin e Ajetit në kombëtare duke theksuar se lojtari ishte ftuar pasi kishte lënë plotësisht pas dëmtimin./Panoramasport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *