Shala: Duhet të përmirësojmë gabimet nga dy ndeshjet e kaluara

Herolind Shala, mesfushori i Kosovës, pret që ekipi përfaqësues të zhvillojë ndeshje të mirë ndaj Turqisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”.

Duke përmendur humbjet e thella nga Turqia dhe Ukraina, Shala thotë se performanca duhet të përmirësohet dhe të mos përsëriten gabimet e ndeshjeve të kaluara.

“Pres një ndeshje të vështirë. Duhet ta përmirësojmë përformancën nga dy ndeshjet e kaluara, të përmirësojmë gabimet nga ndeshjet e kaluara. Të shënojmë dhe ta bëjmë një lojë të shkëlqyeshme”, ka thënë ai para ndeshjes të së shtunës./Koha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *