Përfaqësuesja e Kosovës mbajti stërvitjen e parë para ndeshjes me Turqinë

Sot pasdite Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbajtur seancën e parë stërvitore para përballjes me Turqinë në eliminatoret për Botërorin Rusia 2018.

FFK ka njoftuar se në stërvitjen e parë ekipi kosovar ushtroi mbrojtjen dhe lojën nga ndërprerja dhe në fund pati edhe stërvitje të gjuajtjeve të lira dhe nga penaltitë.

“Në radhët e ekipit përfaqësues po mbretëron një harmoni, zell e përkushtim për punë që jep shpresa për një rezultat premtues. Sipas ekipit mjekësor të përfaqësueses gjendja shëndetësore e futbollistëve është e mirë”, thuhet në njoftim të FFK-së.

Kosova luan si mysafire e Turqisë më 12 nëntor prej orës 18:00./KOHA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *