Te cila Kombëtare do të luajë Mërgim Berisha?

Sagës se cilës Kombëtare do ti përkasë një lojtar i lindur e rritur jashtë mëmëdheut i bashkohet Mërgim Berisha, një talent i padiskutueshëm i cili ka shpërthyer në gola për ekipin e Salzburg II të Austrisë.

Sulmuesi 18 vjecar ka shënuar shumë gola në kampionat por sidomos në Uefa Youth League, madje pesë të tillë në një ndeshje të vetme duke tërhequr vëmendjen e mediave gjermano-austriake të cilat shpresojnë se shqiptari do të zgjedhë Gjermaninë ku ka lindur ose Austrinë ku është zhvilluar si futbollist.

Por Berisha i ka rrënjët shqiptare dhe për këtë arsye shpresojnë edhe Shqipëria por edhe Kosova ku kanë lindur prindërit e tij. Për Bild, Mërgimi thotë se deri më tani interesim ka shfaqur vetëm Shqipëria por ai ende nuk e ka vendosur se ku do të luajë./minuta90

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *