Berisha merr lejen nga FIFA, por nuk luan kundër Turqisë

Besart Berisha tashmë është në dispozicion për të luajtur për përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Por sulmuesi me përvojë fanellën e Kosovës nuk pritet ta veshë para 24 marsit të vitit të ardhshëm.

Kosova më 24 mars të vitit tjetër e pret Islandën në ndeshje kualifikuese për botërorin “Rusia 2018”, ndërsa deri atëherë e ka vetëm edhe një ndeshje, atë ndaj Turqisë që luhet më 12 nëntor, të shtunën e ardhshme në Antalya, shkruan sot Koha Ditore.

Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, ka njoftuar të enjten se leja e FIFA-s që Berisha të paraqitet për Kosovën ka ardhur tashmë./koha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *