Berisha i bind të gjithë, Atalanta i blen kartonin

Etrit Berisha është njeriu i momentit te Atalanta. Falë paraqitjeve fantastike të gardianit kuqezi i cili i ka vendosur kycin portës, skuadra bergamaske po fluturon në tabelën e klasfikimit. Falë formës së shfaqur gjatë kësaj periudhe Berisha ka arritur të ulë përfundimisht në stol Marco Sportiellon i cili cilësohej si një nga portierët më të talentuar të Serisë A, deri në ditën që 27-vjecari nga Prishtina u bë pjesë e skuadrës zikaltër. Në 6 javët e fundit të kampionatit Etrit Berisha ka pësuar vetëm 2 gola me Atalantën e Gianpiero Gasperinit që ka arritur të grumbullojë plot 16 pikë duke koleksionuar 5 fitore dhe një barazim dhe duke bërë më mirë edhe se vetë Juventusi që kryeson klasifikimin.

Në Atleti Azurri D’Italia, Etrit Berisha ka fituar zemrat e të gjithëve dhe drejtuesit e Atalantës pas paraqitjeve fantastike të portierit shqiptar kanë vendosur ta blejnë përfundimisht kartonin e tij. Sipas asaj që raporton e përditshmja italiane La Republica, Lazio ka shfaqur interes për Alberto Paloschin por për të lejuar largimin e sulmuesit italian në merkaton e Janarit Atalanta kërkon që në marrëveshjen mes palëve të përfshihet kartoni i gardianit kuqezi. Igli Tare drejtori sportiv i bardhekaltër u ka bërë të qartë drejtuesve të Atalanës se kërkon 3.5 milionë Euro për të lënë përfundmisht të lirë Berishën. Në krahun tjetër Atalanta kërkon 5,5 milionë Euro për kartonin e Paloschit dhe në këtë kontekst, Lazio përvec se ti japë kartonin e Berishës duhet të paguajë edhe 2 milionë Euro në arkat e Atalantës që kjo marrëveshje të realizohet./Supersport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *